Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIPERBOLÍK,~E mb. 1. let. Që lidhet me hiperbolën, që shprehet me anë të hiperbolës; që mbështetet në hiperbolën, që ka shumë hiperbola; që ka karakterin e një hiperbole. Satirë hiperbolike. Krahasim hiperbolik. Stil hiperbolik.
2. libr. Që e paraqit diçka të zmadhuar tej mase; që mbështetet në zmadhimin tej mase të diçkaje; i zmadhuar. Shprehje hiperbolike. Përdorime hiperbolike. Në përpjesëtime hiperbolike.
HIPERBOLIKÍSHT ndajf. Me hiperbolë, në mënyrë hiperbolike.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERBOLIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Zmadhim hiperbolik; veprim për të hiperbolizuar dhe për të krijuar përshtypje të thellë tek të tjerët. Hiperbolizimi i ngjarjeve. Flet pa hi…
Shfaq përkufizimin e plotë →►HIPERBOLIZ/ÓHET jovep., ~A (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e HIPERBOLIZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERBOLIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. libr. Shpreh a karakterizoj në mënyrë hiperbolike (një ide).2. Zmadhoj tej mase diçka për ta theksuar më shumë dhe për të krijuar përshtypje …
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERBOLIZÚAR (i, e) mb. 1. libr. Që është hiperbolizuar, që është shprehur me anë të hiperbolës.2. libr. I zmadhuar në mënyrë hiperbolike; i stërmadhuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERBOLOÍD,~I m. sh. ~E, ~ET gjeom. Sipërfaqe e lakuar tredimensionale, e përftuar nga rrotullimi i një hiperbole rreth boshtit të vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERBÓL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. let. Figurë letrare që ndërtohet mbi bazën e zmadhimit tej mase të qenieve, të sendeve, të dukurive etj., zakonisht nëpërmjet krahasimit, për të th…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIPERBÓL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT gjeom. Lakore që përftohet nga prerja e një koni të dyfishtë me anë të një rrafshi, i cili shkon paralel me boshtin e konit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë