Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÍNK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Enë e vogël në trajtën e konit e me gyp të hollë në fund, që përdoret për të shtënë nëpërmjet saj lëngje në shishe a në enë të tjera me grykë të ngushtë. Hinkë teneqeje (qelqi, plastmase). Hinka e rakisë (e vajit). E shtie me hinkë. Në trajtë hinke.
2. tek. Pjesë e një makinerie a e një mekanizmi, që ka trajtën e kësaj ene dhe që shërben për të pastruar vajrat ose për të derdhur diçka në një enë tjetër; send në trajtën e konit që përdoret për qëllime të ndryshme. Hinkë ndarëse. Hinka e mullirit të blojës. Hinka e shumëzimit teneqe në trajtë koni, e mbushur me dhe, që vihet në degët e disa drurëve frutorë për të nxjerrë rrënjë.
3. gjeol. Luginë ose vend në trajtë koni, që bëhet në tokë nga fundosja e dheut, nga veprimi i ujërave të natyrës ose nga predhat a bombat; vend i ulët që rrethohet nga male me faqe të pjerrëta, të cilat i japin atij trajtën e konit. Hinkat e kratereve. Hinkë karstike. Vend me hinka.
✱Sin.: hon, llajë.
HÍNKËT (i, e) mb. Që ka trajtën e hinkës a të një koni të përmbysur, që është si hinkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÍNKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Hinkë e vogël.2. ark. Çikë e çatisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HINKËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Veprimi ose procesi i bërjes së hinkës; ndalimi, ngadalësimi ose zbutja e lëvizjes së diçkaje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HINKËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e HINGËZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →HINKËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngadalësoj, ndaloj ose zbus lëvizjen e diçkaje, duke e futur, e shtënë a duke e lëshuar diçka me përqendrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →HINKËZÚAR (i, e) mb. Që është ngadalësuar, që është ndalur ose që është zbutur në lëvizje; që është lëshuar me përqendrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë