Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIJESH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~UAR 1. kal. E bëj të hijshëm dikë a diçka, i jap një pamje të bukur diçkaje, e zbukuroj. Hijeshoj shtëpinë (shkollën). Hijeshon qytetin. Lulet e hijeshojnë vendin (oborrin). Një buzëqeshje e lehtë ia hijeshoi fytyrën.
2. jokal. vet. veta III. Ka bukuri të madhe, ka hijeshi, jep hijeshi. Hijeshon natyra përreth. Hijeshojnë kopshtet (livadhet, pyjet). Hijeshojnë bimët (pemët, lulet).
✱Sin.: zbukuroj, lezetoj.
HIJESHÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i hijshëm, bukuri; pamje shumë e bukur dhe e hijshme. Hijeshia e pranverës (e vjeshtës). I jep një hijeshi të veçantë.✱Sin.: hijeshim, hijesi, buk…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIJESHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur i jap hijeshi diçkaje ose dikujt; veprimi kur e bëj më të bukur. Ka hijeshim.2. fig. Zbukurim me qëllim për të fshehur të vërtetën.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →HIJESHKÉLUR mb. 1. Që i është shkelur hija (sipas besëtytnive).2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HIJESH/ÓHEM jovep.,~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Marr pamje të hijshme, bëhem i hijshëm, zbukurohem. Hijeshohet dita-ditës. Është hijeshuar e zbukuruar. 2. pës., vet. v. III e HIJESHÓJ.…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIJESH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~UAR 1. kal. E bëj të hijshëm dikë a diçka, i jap një pamje të bukur diçkaje, e zbukuroj. Hijeshoj shtëpinë (shkollën). Hijeshon qytetin. Lulet e hijeshojnë v…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIJESHPÉSHTË mb. Që është me hije të dendur (për pyllin); kund. hijerrallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIJESHÚES,~E mb. 1. Që e bën të hijshme dikë a diçka, që i jep pamje shumë të bukur, zbukurues. Pemë hijeshuese. Ngjyra hijeshuese.2. fig. Që shërben për të zbukuruar në mënyrë art…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIJESHÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që hijeshon a zbukuron diçka.2. fig. Ai që zbukuron diçka me qëllim për të fshehur të vërtetën.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIJESHÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që hijeshon a zbukuron diçka.2. fig. Ajo që zbukuron diçka me qëllim për të fshehur të vërtetën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë