Fjalori
HIERARKI

HIERARKÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Rendi i titujve, i gradave ose i përgjegjësive në administratën civile, ushtarake e fetare, nga më të ulëtat deri në më të lartat, sipas lidhjeve dhe varësive që kanë ndërmjet tyre; titujt, gradat ose përgjegjësitëkëtë rend; organizim shoqëror, i cili ndërtohet mbi bazën e këtij rendi titujsh, gradash etj., që kanë nëpunësit sipas pushtetit, sipas varësisë ose sipasdrejtave. Hierarki administrative (ushtarake). Shkallët e hierarkisë. Ndoqi hierarkinë. Veproi sipas hierarkisë.
2. fig. Shkallëzimi i dukuriveveçanta ose i pjesëve të një veprimtariecaktuar, në të cilin njëra dukuri a pjesë është më e lartë se tjetra që e ndjek. Hierarkia e ngjarjeve. Hierarkia dhe klasifikimi i sistemeve.
Sin.: rend, shkallëzim, nënndarje, përshkallëzim.


Rezultate të ngjashme

HIERARKÍK,~E mb. Që ka të bëjë me hierarkinë, që i përket hierarkisë, i hierarkisë; që i nënshtrohet hierarkisë, që bëhet sipas një hierarkie; shkallëzues. Shkalla (radha) hierarki…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIERARKIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Renditje në formë hierarkike, përshkallëzim. Sin.: renditje, shkallëzim, përshkallëzim, nënndarje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►HIERARKIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Renditet në formë hierarkie. Ne hierarkizohemi sipas niveleve të kompetencës në ekip.2. pës. e HIERARKIZÓJ. Stafi hierarkizohet nga …

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIERARKIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vendos a rendit në formë hierarkie, përshkallëzoj. Sin.: rendit, shkallëzoj, përshkallëzoj, nënndaj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIERARKIZÚAR (i, e) mb. Që është hierarkizuar; i përshkallëzuar.Sin.: i shkallëzuar, i përshkallëzuar, i nënndarë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIERÁRK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që mban një pozitë të lartë drejtuese; autoriteti në një strukturë fetare, zakonisht brenda kishës.2. fet. Kryeprift i kishës ortodokse.Sin.: autor…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.