Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIDROSANITÁR,~E mb., ndërt. Që i referohet instalimeve, pajisjeve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve brenda një ndërtese. Pajisje të reja hidrosanitare. Projekti hidrosanitar i godinës.
HIDROSANITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Punonjës që merret me instalimet e ujësjellës-kanalizimeve në një ndërtesë.
HIDROSANITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punonjëse që merret me instalimet e ujësjellës-kanalizimeve në një ndërtesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROSANITÁRE,~T f. vet. sh. Tërësia e pajisjeve hidrohigjenike ose hidrosanitare që instalohen në një ndërtesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROSFÉR/Ë,~A f., gjeogr. Tërësia e ujërave që rrjedhin a lëvizin në sipërfaqen e Tokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROSILIKÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Përbërje kimike silikate që përmban ujë në strukturën e vet; silikat i hidratuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROSKÍ,~TË m., sport. Skijim mbi ujë; sport ujor ku lëvizja mbi sipërfaqen e ujit kryhet me ski, tërhequr zakonisht nga një mjet motorik.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROSTÁT,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Sferë e madhe prej çeliku, e pajisur me mjete të posaçme për kërkime e studime në thellësitë e deteve dhe të oqeaneve; batisferë. Zhyten me hidrost…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROSTÁTIK,~E mb. Që ka të bëjë me hidrostatikën; që i përket hidrostatikës, i hidrostatikës. Baraspeshë hidrostatike. Shtypje hidrostatike. Presioni hidrostatik i ujit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROSTATÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Degë e fizikës që studion lëngjet në qetësi; kushtet dhe ekuilibrin e forcave të ujit që janë në gjendje qetësie.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë