Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIDROPLÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lloj aeroplani, me pajisje të posaçme, që ulet në një pistë me ujë (në det, në liqen etj.) dhe që ngrihet nga kjo pistë.
2. det. Motobarkë e shpejtë e projektuar të prekë sa më pak sipërfaqen e ujit dhe jo të depërtojë në thellësi dhe ta çajë atë.
3. det. Pajisje e nëndetëses, e ngjashme me krahët, që jep mundësi të kridhet a të dalë në sipërfaqe.
HIDROPATÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Trajtim ose gjendje mjekësore që lidhet me përdorimin e ujit për shërim; trajtimi i sëmundjeve përmes ujit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROPATÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me hidropatinë, i hidropatisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROPNEUMATÍK,~E mb., tek. Që i referohet sistemeve që funksionojnë duke kombinuar presionin e ujit dhe të ajrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROPONÍ,~A f., bujq. Kultivimi i bimëve në rërë, zhavorr ose ujë, me elementë të pasur me lëngje ushqyese, por pa praninë e dheut.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROPONÍK,~E mb., bujq. Që ka të bëjë me hidroponinë, i hidroponisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë