Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIDROMASÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET Teknikë masazhi që përdor presionin dhe temperaturën e ujit për të zvogëluar tensionin muskulor, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të ulur stresin.
HIDROMANCÍ,~A f. libr. Një formë e vjetër parashikimi, që bazohet në vëzhgimin e ujit, mënyrën si lëviz, si valëzohet, si formon rryma, flluska ose reflektime, për të parashikuar n…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMÁT,~I m. sh. ~E, ~ET Bojë e cilësisë së mirë në trajtë pluhuri, që tretet në ujë dhe përdoret për të lyer muret. Hidromat blu (i kuq, bojë kremi). Lyej me hidromat.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMATÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur lyej me hidromat (shtëpinë, godinën etj).
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMAT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Lyej me hidromat.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMATÚAR (i, e) mb. Që është i lyer me hidromat.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMÉL/Ë,~I m. Pije e vjetër alkoolike, e përftuar nga fermentimi i mjaltit me ujë; një lloj verë mjalti, e njohur në shumë kultura të lashta.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMETRÍ,~A f. sh. ~, ~TË hidrol. Degë e hidrologjisë që merret me matjen e sasisë, e nivelit, e rrjedhës dhe matjen e shpejtësisë së ujit në lumenj, në përrenj, në kanale dhe në…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMETRÍK,~E mb., spec.. Që i përket hidrometrisë, i hidrometrisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMÉ/TËR,~TRI m. sh. ~TRA, ~TRAT tek. Aparat që mat dendësinë ose peshën specifike të lëngjeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROMOTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Motor që vihet në lëvizje me anë të ujit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë