Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIDROLOGJÍK,~E mb., hidrol. Që ka të bëjë me hidrologjinë, i hidrologjisë. Kërkime (studime) hidrologjike. Kushtet hidrologjike. Hartë hidrologjike. Ekspeditë hidrologjike. Regjimi hidrologjik i një rajoni.
HIDROLITÍK,~E mb., kim. Që ka të bëjë me hidrolizën; i hidrolizës.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Veprimi kur kryej procesin e hidrolizës; shpërbërja e një substance nga veprimi i joneve të ujit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HIDROLIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR kim., vet. v. III 1. vetv. Zbërthehet me anë të joneve të ujit. Karbohidratet hidrolizohen lehtë në mjedis acid.2. pës. e HIDROLIZÓJ. Proteina …
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLIZ/ÓJ vep. ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. Shpërbëj një substancë me anë të joneve të ujit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLIZÚES,~E mb., kim. 1. Që shkakton ose që mundëson hidrolizën. Enzimë hidrolizuese. Përbërje hidrolizuese.2. si em. m. Sipas kuptimit të mbiemrit. Acidi klorhidrik vepron si h…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT biokim. Procesi i shpërbërjes kimike të një substance me anën e shtimit të kationit hidrogjen dhe të anionit hidroksid të prejardhur nga molekula e uji…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT hidrol. Specialist që merret me studime në fushën e hidrologjisë; shkencëtar që merret me studimin e ujit në natyrë dhe proceset fizike të tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLÓG/E,~IA f., sh. ~E, ~ET hidrol. Specialiste që merret me studime në fushën e hidrologjisë; shkencëtare që merret me studimin e ujit në natyrë dhe proceset fizike të tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLOGJÍ,~A f., hidrol. Shkenca që studion ujin në natyrë, lëvizjen, qarkullimin, shpërndarjen, vetitë fizike dhe ndërveprimin e tij me mjedisin tokësor dhe atmosferik.Hidrologji…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLOKATÓR,~I m., sh. ~Ë, ~ËT spec. Pajisje zbulimi nënujore, që funksionon me anë të valëve akustike; hidroradar.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDROLUNDRIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me lundrimin mbi ujë ose me mjetet e lundrimit ujor.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë