Fjalori
HIDROFIL

HIDROFÍL,~E mb. 1. bot., biol. Që e do ujin; që kërkon ujë ose lagështirë; që rron në ujë të ndenjur; lagështidashës.

2. kim. Që ka lidhje me ujin; që mban, thith a kërkon lagështi; hidrofilik; kund. hidrofob.

Sin.: lagështidashës, ujëdashës, hidrofilik.


Rezultate të ngjashme

HIDROFILÍ,~A f. sh. ~, ~TË libr. Të qenët hidrofil; lagështidashës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIDROFÍT,~E mb., bot. Që rritet në ujë a në lagështi; që i përket bimëve që rriten në tokë me ujë ose mjedis të lagësht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIDROFÍT,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Bimë uji që jeton dhe zhvillohet në ujë ose në toka me ujë të bollshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIDROFÓB,~E mb., kim. Që e shtyn ujin, që nuk e pranon molekulën e ujit, që nuk laget nga uji, hidrofobik; kund. hidrofil.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIDROFOBÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. kim., psikol., vet. nj. Të qenët hidrofob.2. psikol., edhe sh. Rast i shfaqjes së fobisë nga uji.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HIDROFOBÍK,~E mb. 1. kim. Hidrofob.2. psikol. Që ka frikë të theksuar prej ujit ose prej lagështirës (dikush).

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.