Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIDRAULÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Punëtore e kualifikuar që merret me vendosjen dhe ndreqjen e pajisjeve dhe gypave të ujit në banesa, ndërtesa etj.; specialiste për punimet hidraulike. Ai kurs përgatit edhe hidraulike.
HIDRAULÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me hidraulikën, që i përket hidraulikës, i hidraulikës; ujor. Pajisje hidraulike. Studimet hidraulike. Makinë (presë) hidraulike. Motor (vinç) hidraulik. Tërheqje (goditje) hidraulike. Metoda hidraulike e nxjerrjes së torfës.
2. Pjesë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta në disa togje specifike fjalësh. Dash hidraulik (tek.) mekanizëm që shërben për ngritjen e ujit. Grusht hidraulik (tek.) rritje shumë e madhe e trysnisë nëpër tuba, që shkaktohet nga zvogëlimi i menjëhershëm i shpejtësisë së lëvizjes së lëndës brenda tyre.
HIDRAULÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor i kualifikuar që merret me punë hidraulike; specialist për punimet hidraulike. Hidrauliku i ndërmarrjes. Reparti i hidraulikëve. Hidraulik i zoti.
HIDRAULÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me hidraulikën, që i përket hidraulikës, i hidraulikës; ujor. Pajisje hidraulike. Studimet hidraulike. Makinë (presë) hidraulike. Motor (vinç) hid…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDRAULÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Punëtor i kualifikuar që merret me punë hidraulike; specialist për punimet hidraulike. Hidrauliku i ndërmarrjes. Reparti i hidraulikëve. Hidraulik i zot…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDRAULÍK/Ë,~A f. Degë e mekanikës që studion sjelljen dhe lëvizjen e lëngjeve dhe zbatimin e presionit të tyre për të prodhuar forcë, punë ose energji.. Hidraulikë lumore (liqenor…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë