Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIDHNÁKTH,~I m. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Solanum nigrum) Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të drunjëzuar, i lartë deri dy pëllëmbë, me lule në ngjyrë vjollcë ose të bardhë, që lulëzon nga prilli deri në vjeshtë, që bën kokrra vezake në ngjyrë të kuqe, që përdoret si bimë mjekësore.
2. bot. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme hidhnakthi. Hidhnakthi farëmadh (lat. Lomatium macrocarpum) bimë barishtore shumëvjeçare, me push, me ngjyrë jeshile në gri, që rritet rreth gjysmë metri në zonat shkëmbore, me lule në trajtë çadre, me ngjyrë të verdhë, jeshile, të purpurt ose të bardhë, që rritet nga një kërcell anësor. Hidhnakthi i shkretëtirës (lat. Lomatium foeniculum) bimë barishtore shumëvjeçare, me aromë të fortë, me push, me gjethe të ngrënshme, të ngjashme me shijen e majdanozit, me lule të vogla, me ngjyrë të verdhë ose vjollcë, që rritet në toka të thata. Hidhnakthi kacavarës (lat. Celastrus scandens) hardhi shumëvjeçare, e fortë, me kërcell drunor shumë të trashë në bazë, me lule të vogla në majat e degëve, pa erë, me fryt helmues, me ngjyrë portokalli, në madhësinë e bizeles. Hidhnakthi lindor (lat. Celastrus orbiculatus, Celastrus Articulatus) - lloj hardhie drunore, ngjitëse. gjetherënëse, me gjethe të rrumbullakta, me shkëlqim, me buzë të dhëmbëzuara, me lëvore me ngjyrë argjendi në kafe të kuqërremtë, që rritet shpejt, që mbulon pemët dhe mund t’i dëmtojë ose t’i rrëzojë ato. Hidhnakthi trilulësh (lat. Solanum trifolium) barishte njëvjeçare që prodhon kërcell të shtrirë, që mund të rritet shpejt deri në një metër në të gjitha drejtimet, e mbuluar me push, me gjethe të gjata të dhëmbëzuara dhe të prera thellë, me lule zakonisht të bardha, por mund të jenë edhe ngjyrë të gjelbër ose të purpurt. Hidhnaku i magjistarit (lat. Circaea luteliana) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të hollë, të gjelbër e të mbuluar me push, me lule të bardha me dy petale të dhëmbëzuara, të ndara përgjatë kërcellit, që çelin gjatë sezonit të verës, me gjethe të rrumbullakosura dhe pak të prera në bazë, të cilat ngushtohen gradualisht deri me mprehtësimin e majës; gjumashja e madhe. Hidhnakthu ngjitës (lat. Solanum sisymbrifolium); hidhnakthi i gështenjtë (lat. Cogsivellia ambigua, Peucedanum ambiguum, Lomatium ambiguum); hidhnakthi gjethefier (lat. Lomatium dissectum, Leptotaenia dissecta).
HIDHNÁK,~E mb. 1. Që hidhërohet shpejt dhe mban inat; zemërak (për dikë). Fëmijë hidhnak.2. fig. I rrëmbyer (për lumenjtë e përrenjtë).3. fig. Që shoqërohet me të ftohtë të egër (p…
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDHNÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që zemërohet shpejt dhe mban inat; inatçi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDHNAK/E,~JA f. sh. ~, ~ET Ajo që zemërohet shpejt dhe mban inat; inatçeshë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HIDHNÁQ,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Hikrra e kuqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë