Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HIACINT,~I m. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Hyacinth) Gjini e vogël barishtesh shumëvjeçare, që lulëzojnë në pranverë, që çelin lule aromatike, të vendosura përgjatë kërcellit, vaji i të cilave përdoret në esencat e parfumeve; zymbyl.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme të kësaj bime. Hiacinti Oriental (lat. Hyacinthus orientalis) bimë barishtore, me bulb, e njohur për aromën e saj të fuqishme, për lulet e bukura, të dendura, me ngjyrë të bardhë, me ngjyrë kremi, rozë ose të kuqe, me gjethe të gjelbra, të gjata e mishtore. Hiacinti malor (lat. Hyacinthus litwinowii) bimë barishtore, me bulb, e ngjashme me hiacintin oriental, me gjethe të gjata, të ngushta, me lule të vogla tubulare, me lule më të vogla se hiacinti oriental, zakonisht më pak aromatike, me ngjyrë të çelët, zakonisht të bardha, rozë të lehtë ose blu të lehtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë