Fjalori
HI

HI,~RI m. 1. Pluhuri i lehtëmbetet pasi digjet krejt diçka. Hiri i zjarrit. Hi druri (letre). Hiri i vatrës (i sobës). Finjë me hi. Mbledh (grumbulloj) hirin. E plehërojnë me hi. Heq (fshij) hirin. Mbuloj zjarrin me hi. Pjek në hi.
2. Pluhurngjan me mbeturinat pas djegiesdiçkaje. Hi vullkanik pluhurformohet nga ngurtësimi i cirkave të lavës së vullkanit. Hiri i Hënës pluhurmbulon sipërfaqen e Hënës.
3. Hith. Hiri i hardhisë (i vreshtave). Hiri i bimëve. Hiri i duhanit (i panxharit, i specit, i mollës, i dushkut). Sëmundja e hirit. I ka rënë hiri.
4. edhe fig. Pluhuri i kufomave, kufoma; kujtimi i të vdekurve. Hiri i të parëve. U ngjall nga hiri i vet (mit.).
5. Ngjyra e hirtë. Ngjyrë hiri.
6. bot. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojendryshme hiri. Hiri i drithërave (lat. Oidium moniloides, Erysiphe graminis) mikrokërpudhë parazite e dëmshmevesh fletët e drithërave nga ana e sipërme, që përhapet me shpejtësi sidomosviset me lagështirë. Hiri i hardhisë (lat. Oidium tuckeri) mikrokërpudhë parazitare, e dëmshme, që vesh gjethet e hardhisë dhe kokrrat e rrushit, me një pluhurmurrmë, mykëz. Hiri i qepës (lat. Leveillula taurica) mikrokërpudhë parazitare, e dëmshme, që prek kryesisht qepën, kungullin dhe bimëtjerafamiljes solanore. Hiri i dushkut (lat. Microsphaera quercina) lloj kërpudhe parazitare, që formon një shtresëimët, të bardhë, si pluhur, mbi gjethe, duke shkaktuar një sëmundje tipikengadalëson rritjen dherasterëndadëmton bimën.
Sin.: hith, push, shpuzë, zhym.
U *gur e hi (diçka). U hi (e pluhur) (diçka) u dogj krejt, s’mbeti gjë pa u djegur; u shkretua fare; u pluhur (e hi); u shkrumb (e hi); u gur e hi; u thëngjill. I është bërë kapuçi me hi (dikujt) keq. u turpërua, e tallin dhe e përqeshingjithë; iu nxi faqja; u gazi i botës (dikush); i ra boja përtokë. U *pluhur (e hi) (diçka). U *shkrumb (e hi) (diçka). E bëri hi (e pluhur) (diçka). 1. E dogji fare diçka, e shkrumboi; e shkretoi krejt; e bëri pluhur (e hi); e bëri shkrumb (e hi); e bëri thëngjill; e dogjizjarr; e bëri furrë. 2. E sosi krejt diçka, s’la gjë më, e përlaugjithë; e bëri fugë. 3. (dikë). shih e bëri byk3 (dikë) bised. Ia bëri kulaçin me hi (dikujt) i bëri diçkakeqe, ia punoi, ia hodhi; ia punoi prapa krahëve; i luajti (i punoi) një rreng. E bëri *shkrumb (e hi) (diçka). I ra luga në hi (dikujt) mbeti fare pa gjë, nuk ka ç’të hajë; nuk fitoi asgjë; mbeti me lugëzbrazët (dikush); kund. i ra lugaqumësht (dikujt). Digj *dru e hiq hi! iron. *Dokrra në hi. I hodhi hi syve (dikujt) e gënjeu, e mashtroi duke ia paraqitur punët ndryshe nga ç’janë ose duke ia fshehurvërtetën; i hodhi pluhur syve; ia shiti sapunin për djathë; i mori sytë. S’ka as hi në vatër (dikush) është shumë i varfër dhe i mjerë; bie miu thyen kokën. Me *krye në hi. Lëpin hirin e vatrës (dikush) ështëgjendjekeqe ekonomike, vuan shumë; heqzitë e ullirit; është (ka mbetur) krunde. Merr *dru e digj, merr hi e hiq iron. I mban këmbët në hi (dikush) keq. përton shumë, nuk punon, është dembel; numëron (heq) tespihet; është shtromëfle. E mbuloj (e fsheh) në hi (diçka) e mbajfshehtë e nuk e shfaq, por nuk e harroj (një ndjenjë a një mendim). Nuk pjek dy *bukë në një hi (dikush). *Prush në hi (përdhe, përtokë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.