Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Kërkoj të gjej a të zbuloj prova e fakte për hetimin e një vepre kriminale a kundërvajtësi ligjor, duke u nisur nga disa të dhëna paraprake; bëj hetimin e dikujt a diçkaje. E hetoi punën mirë. Hetoi vendin e ngjarjes.
2. drejt. Vëzhgoj dhe shqyrtoj provat përse është kryer një krim ose një kundërvajtje penale. Hetoj një çështje penale.
3. Shikoj me vërejtje dikë a diçka, vëzhgoj (zakonisht për të zbuluar diçka). Hetoj vendin (rrugët). E hetoj me sy. E hetoj në fytyrë. E hetonte nga dritaret. Hetoj përreth.
4. Vërej i pari një njeri a një send dhe kuptoj diçka; vë re dikë a diçka, diktoj. Nuk e ka hetuar kush. Pa e hetuar njeri.
✱Sin.: vëzhgoj, gjurmoj, vërej, shikoj, shqyrtoj, hulumtoj, kërkoj, pikas, diktoj.
►HETÓ/HET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e HETÓJ. Çështja të hetohet sa më shpejt!✱Sin.: vëzhgohet, hulumtohet, gjurmohet, shqyrtohet, kërkohet, vërehet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë