Fjalori
HERSHEM

HERSHÉM,~I m., krahin. 1. Mot i keq me shi e me furtunë. Bën hershem.
2. fig. Vrull. E bëri punën me hershem.

HERSHËM

HÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka të bëjë me fillimin e një kohe a një periudhe historike, me lashtësinë a me një periudhë shumëlargët, i lashtë, i moçëm; që ka qenë shumë kohëparë, që ka ndodhur në të kaluarën e largët; i dikurshëm. Mesjeta e hershme. Ngjarje (ndodhi) e hershme. Njerëzit e hershëm. Qytetërimi i hershëm. Kultura e hershme. Këngë e hershme. Që në kohëhershme. Mbledhësit e hershëmfolklorit shqiptar. Zakon i hershëm. Kala e hershme. Monedhë (qeramikë) e hershme. I një tradite të hershme. Veshje e hershme. Veprahershme.
2. Që u takon ditëvepara të një stine, të një moshe etj. Ngricat e hershmedimrit. Në djalërinë e hershme.
3.fillon a vjenpërpara se zakonisht; që bëhetpërpara se zakonisht për një punë; që fillon herët; kund. i vonë. Pranverë (vjeshtë) e hershme. Dimër i hershëm. Ngricat e hershmedimrit. Plugim i hershëm. Mbjellje e hershme. Në djalërinë e hershme. Është mëngjesi i hershëm.
4. bujq.rritet e zhvillohet në një kohëshkurtër dhe përpara llojevetjera, që bëhet a mbillet herët, që jep prodhim a që piqetparë se llojet e tjera (për pemët e perimet); kund. i vonë. Misër (grurë, oriz) i hershëm. Perime (domate, patate) të hershme. Fik i hershëm. Dardhë e hershme. Farishtehershme. Fidanëhershëm.
Sin.: i herët, i shpejtë, i mëparshëm, i lashtë, i moçëm, i vjetër, i thellë, herak, i parë, i dikurshëm.

HERSHËM

HÉRSHËM ndajf. mënyrëhershme, herët.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.