Fjalori
HEROINË

HEROÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që ka kryer një vepërlartë trimërie e vetëmohimi në të mirëkombit, të popullit dheatdheut; që është e vlerësuar për guximin, devotshmërinë e lartëkryerjen e një vepre a detyre. Heroina shqiptare. Heroinë e demokracisë. Nënë heroinë. Nënë Tereza heroina e dhimbjes dhe dashurisë njerëzore.
2. Ajoështë e admirueshme për arritjemëdha në një fushëcaktuardijes a të shkencës ose për ndihmesën e jashtëzakonshmejepjetë ose në një drejtim të saj. Nënat shqiptare janë heroina, që nuk kërkojnë asgjë dhe japin gjithçka.
3. let. Protagoniste kryesore në një legjendë, në një gojëdhënë, në një rrëfim, në një roman, në një tregim, në një vepër dramatike a në një film, që zotëron tipareveçanta të kurajës ose forcësmadhe. Heroina e veprës së Kadaresë. Heroina e romanit suksesshëmDemokracia”.
Sin.: trime, kreshnike, protagoniste, fitimtare, mundëse, gjysmëperëndeshë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.