Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HERMETÍK,~E mb., libr. 1. I mbyllur mirë, që nuk lejon aspak të kalojë ajri ose diçka tjetër; i padepërtueshëm (për enë, dhoma etj.). Enë hermetike. Kazan hermetik. Derë (dhomë) hermetike. Mbyllje hermetike.
2. fig. Që nuk merret vesh se çfarë shpreh, që ka një gjuhë shumë të vështirë ose ide e figura shumë të errëta e të pakuptueshme, që është i paqartë dhe shumë i vështirë për t'u kuptuar; që nuk e zbulon veten, që s'e kupton dot ç'ka, i mbyllur. Letërsi hermetike. Vepër (poezi) hermetike. Varg hermetik. Njeri hermetik.
✱Sin.: i mbyllur, i padepërtueshëm, i pakuptueshëm, i vështirë.
HERMETIKÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë hermetike; krejt, plotësisht, mbyllur plotësisht, sa s’kalon asgjë. E mbyll hermetikisht.✱Sin.: krejt, plotësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →HERMETÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i mbyllur, i vështirë për t’u kuptuar, që nuk e zbulon veten, që s’e kupton dot se ç’ka.✱Sin.: izolues, veçues.
Shfaq përkufizimin e plotë →HERMETIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. tek. Mbyllje hermetike për moskalimin e ajrit; izolim i plotë etj.2. fig. Izolim i plotë i një vendi, personi a një dukurie. Hermetizim i vendit.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →►HERMETIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. tek. Bëhet hermetik a i padepërtueshëm nga ajri, nga gazet etj. Hermetizohet dhoma. Hermetizohet shkolla.2. pës. e HERMETI…
Shfaq përkufizimin e plotë →HERMETIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek. E bëj hermetik a të padepërtueshme nga ajri, nga gazet etj.2. fig. Izoloj plotësisht dikë a diçka.✱Sin.: izoloj, veçoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →HERMETIZÚAR (i, e) mb. 1. tek. Që është hermetizuar; i padepërtueshëm.2. fig. Që është izoluar plotësisht dikush a diçka nga pjesa e mjedisit që e rrethon. Shoqëri e hermetizuar.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →HERMETIZÚES,~E mb. Që hermetizon ose të izolon plotësisht; izolues.
Shfaq përkufizimin e plotë →HERMETÍZ/ËM,~MI m. sh. ~A, ~AT 1. libr. Të qenët hermetik, gjendje hermetike. Hermetizmi i letërsisë (i poezisë). Vuan nga hermetizmi.2. filoz. Tërësi pikëpamjesh të ndryshme (feta…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë