Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÉQ vep., ~HÓQA, ~HÉQUR 1. kal. E ngre dhe e shpie një njeri a një send nga vendi i vet në një vend tjetër, e largoj nga vendi ku ka qenë; ia ndërroj vendin duke e zhvendosur; kund. vë, vendos. Heq drurët. Heq misrin. Heq çelësin nga brava. I heq sytë nuk shikoj më në atë vend. Heq shikimin. Heq enët (gotat, pjatat) nga tryeza. Heq plaçkat. Heq orenditë nga dhoma. Heq thasët nga qerrja. Heq të sëmurin nga shtrati. Heq dëborën nga çatia. Heq librat nga rafti. Heq shkallët nga muri. Heq trupat nga fronti. E heq mënjanë. E heq me ngadalë. E heq me fshesë (me furçë, me leckë). Hiqe dorën!
2. kal. E nxjerr a e shkëput diçka nga vendi ku është ngulur a është futur, e largoj a e shkëput nga vendi ku është vendosur, e qit jashtë a marr diçka duke e tërhequr (edhe me forcë); e shkul kund. ngul, fut. Heq shtyllat. Heq derën (dritaren, kornizën). Heq pykën (gozhdët, vidhat). Heq dhëmballën (dhëmbët). I heq pendët (puplat, qimet). Mezi e hoqa nga shtëpia. Mezi ia hoqën nga duart (libri, kompjuterin, celularin etj.).
3. fig., kal. E largoj nga diçka a nga diku ku është përqendruar a fiksuar kund. përqendroj, fiksoj. Kush ia heq mendimin e keq nga mendja? Hiqe ndjesinë e keqe! Hiqi fiksimet e tua!
4. kal. E shkëput a e nxjerr diçka nga vendi ku është futur, lidhur, mbërthyer a ku është varur etj.; kund. vë, mbërthej, lidh, qep, var. Heq portretin (kornizën) nga muri. I heq rrotën qerres. I heq shulin armës (derës). Hoqi koburen nga brezi. Hoqi thikën nga këllëfi (shpatën nga milli). Nuk e heq pushkën nga krahu. Heq perdet nga dritarja. Heq pallton nga gozhda. Ia heq çarçafin jorganit. Heq kollaren. I heq frerin (kapistrën) kalit. I heq qetë nga zgjedha (nga kulari).
5. kal. E shqit nga vendi ku është ngjitur a është qepur; e nxjerr nga vendi dhe e marr diçka; e pastroj duke e gërryer diçka që është ngjitur në të; kund. ngjit. I heq pullën zarfit. I heq bojën i gërryej bojën. I heq kallajin. U heq baltën këpucëve. I heq rrodhet leshit. I heq kokrrat misrit. I heq morrat (mizat) pemës.
6. kal. I largoj diçkaje kapakun, mbyllësen etj. për ta hapur; kund. vë, mbyll, zë. I heq kapakun tenxheres. I heq tapën shishes.
7. kal. E nxjerr jashtë një gjë që është brenda diçkaje; e ndaj; kund. fut. I hoqën plumbin nga trupi. I heq bërthamën kumbullës. I heq farat pjeprit. Heq të brendshmet e bagëtisë (të shpendëve, të peshkut). I heq të bardhën vezës.
8. kal. Zhvesh a zbath diçka; e lëviz diçka nga vendi ku ka qenë si mbulesë (zakonisht duke e ngritur) dhe e vendos në një vend tjetër. Heq pallton (xhaketën, këmishën). Heq rrobat (ndërresat) nga shtati. Heq këpucët (çizmet, çorapet). Heq dorezat. Heq kapelën nga koka. Heq maskën nga fytyra. I hoqi shalën kalit. I hoqi samarin.
9. kal. E ndaj a e shqit një gjë që mbështjell ose që mbulon diçka; qëroj; rrjep; çmbështjell diçka të mbledhur. I heq lëkurën qengjit. I heq lëvoren drurit. I heq lëkurën mollës. I heq lëvozhgën vezës. I heq fashën këmbës.
10. kal. E kap dhe e lëviz pas vetes dikë a diçka pa e ngritur peshë; tërheq zvarrë dikë a diçka. Kali heq karrocën. Qetë heqin parmendën. E heq për dore. E heq zvarrë (pas vetes). E heq për kapistre. I heq veshin dikujt. I heq këmbëzën pushkës. Mos më hiq kështu! Më hoqi nga krahu (rrobat, leshrat, çanta etj.)
11. kal. Pi a thith diçka (raki, duhan etj.); e fut në mushkëri, e shkoj poshtë; tërheq. Heq një gllënjkë raki. Hoqi nga shishja (nga paguri). E heq thellë duhanin. Heq burrnot. E heqin shumë rakinë këtej.
12. edhe fig., kal. E kërkon, e tërheq një ndjenjë a dëshirë nga vetja; i shkon, i bie; e thith a e tërheq diçka. Pyjet e heqin shiun. Oxhaku e heq tymin. E heq udha këtej. Nuk ia heq shtëpia (dera) nuk e ka traditë, nuk e ka zakon. Heq fjala fjalën. Heq gota gotën.
13. fig., kal. Bëj që të mos shitet, të mos përdoret a të mos qarkullojë më diçka. E heq nga tregu (nga shitja). E heq nga qarkullimi (nga përdorimi).
14. fig., bised., kal. E marr mbrapsht, e anuloj a tërheq një kërkesë, një akuzë etj. E hoqi padinë (kërkesën). E hoqi urdhrin. E hoqi fjalën.
15. kal. E ndërpres a e pres përgjithmonë, e lë; nuk e përdor, nuk e mbaj a nuk e vijoj më tej. E hoqi zinë nuk mban më zi. E hoqën rrethimin (shtetrrethimin). E hoqën karantinën.
16. bised., kal. E largoj nga një punë, nuk e lë më të kryejë një detyrë, e pushoj; e përjashtoj; kund. fut. E hoqën nga puna. E hoqi nga shkolla (nga zanati). E hoqën nga skuadra.
17. kal. E zhduk diçka, bëj që të mos jetë a të mos duket më (duke e pastruar, duke e fshirë, duke e hekurosur); fshij. I heq njollat. Heq pluhurin e mobilieve. Heq rrudhat e pantallonave me hekur.
18. fig., kal. E nxjerr nga funksioni, nga lista; e përjashtoj diçka; e fshij; e shlyej etj.; kund. vë, fut. E hoqën nga rendi i ditës. E hoqën nga lista. Heq një radhë nga teksti. Hoqi disa pjesë nga romani (nga studimi). Heq nga katalogu.
19. kal. Nuk ia jap më atë që i kam dhënë më parë; e bëj që të mos e ketë më diçka që ka pasur. I hoqi dietat. Heq transportin publik falas. I hoqën përdorimin e internetit.
20. fig., kal. Nuk e mbaj më diçka, e largoj diçka a dikë për ta lehtësuar. Ia hoqën mërzinë (merakun, dyshimin). Nuk e hoqi përgjegjësinë nga vetja. E hoqi shpresën nuk shpreson më. I hoqi veset e këqija.
21. kal. E pres diçka nga një e tërë, e shkëput; pres, krasit, shkurtoj. U heq degët pemëve. I hoqi flokët me gërshërë. I hoqi një ashkël me sëpatë. Ia hoqën zorrën e verbër. I hoqi dhjamin mishit.
22. mat., kal. Zbres. Pesë heqim dy. Dhjetë heqim tre.
23. kal. Ndaj mënjanë një pjesë nga paratë, nga prodhimet, nga ushqimet etj. dhe i ruaj diku për t'i përdorur më vonë ose i përdor menjëherë për një qëllim të caktuar; vë mënjanë. Hoqi para mënjanë. Hoqi harxhet e dasmës. Heq grurin e farës.
24. kal. Bëj një vijë a një shenjë mbi diçka. Heq vija. Heq një drejtëz (një lakore). Heqim një rreth.
25. bised., kal. Veproj mbi diçka me një vegël a mjet, zakonisht një herë dhe shpejt, kryej një punë a një veprim duke përdorur diçka; i shkoj. I hoqi një parmendë arës e punoi arën me parmendë një herë. I hoqi një kazmë (një shat) e punoi me kazmë (me shat). I hoqën një kosë e kositën një herë. I hoqi një lesë tokës e lesoi tokën një herë. I hoqi një fshesë oborrit e fshiu oborrin një herë. I hoqi një shoshë drithit (miellit) e shoshi drithin (miellin) një herë. U hoqi një krehër flokëve u dha një të krehur flokëve. U hoqi një hekur rrobave i hekurosi rrobat. I hoqi një brisk mjekrës u rrua. I hoqi një lexim e lexoi një herë shpejt.
26. bised., kal. I bie a e qëlloj me diçka; e rrah, e godit. I hoqi një pëllëmbë (një shuplakë, një flakurimë, një shkelm). Ia hoqi surratit (turinjve). I hoqi një dru të mirë e rrahu shumë. Ia hoqi me pushkë e vrau. Ia hoqi vetes vrau veten.
27. bised. I jap, i bëj. I hoqën një vërejtje (një qortim, një kritikë). I hoqi një të sharë (një mallkim).
28. kal. Prij, përçoj, udhëheq, drejtoj, çoj. I heq udhën dikujt. Heq vallen. I hoqi për në sulm. I hoqi për nga pylli. Të heq vetë rruga. Na hoqi udha gjer këtu. E hoqi rasti.
29. bised., edhe jokal. Shkoj, eci; drejtohem diku. Hiq përpara! Hoqi në shtëpi të mikut.
30. fig., edhe jokal. Vuaj, kaloj diçka të rëndë; ndiej dhembje trupore ose shpirtërore; i bëj ballë, përballoj. Hoqi një sëmundje. Hoqi një dënim. E kam hequr vetë. Hoqi të zitë e ullirit vuajti shumë. Hoqi pikën e zezë vuajti shumë. Ç’e zë njeriun e s'e heq. Heq zor e ka të vështirë, është ngushtë. Hoqi shpenzimet (harxhet).
31. fig., bised. E mbaj a e quaj veten; shtirem; e quaj për diçka. E heq veten filozof. E heq veten si mik. E heq për mish viçi (dashi).
32. bised., jokal., vet. v. III Bie shumë, hedh (për shiun dhe borën). Hoqi borë dje sa s'rrëfehet.
33. bised., edhe jokal., vet. v. III E rrit, e zhvillon, e bën mirë; rritet a zhvillohet, bëhet. E heq shumë duhanin toka jonë. I heq vendi pemët këtej.
34. bised., kal. Ndërzej, mbars. E heq pelën me kalë (me gomar). E heq lopën me mëzat (me dem). Cjapi heq dhitë. Qeni heq buçën.
✱Sin.: zhvendos, ngre, largoj, nxjerr, shfryj, shpërngul, këput, shkëput, shkul, tërheq, ndaj, shkurtoj, dëboj, pushoj, vë, shpërngul, lë, zhvesh, rrjep, zbuloj, qëlloj, godit, ndaloj, fshij, shlyej, qëroj, revokoj, pres, drejtoj, çoj, udhëheq, prij, shkoj, eci, drejtohem, vuaj, përballoj, shtirem, rrit, zhvilloj, ndërzej, mbars.
♦ Më heq *ana. E hoqi (e fshiu, e qiti) nga *defteri (dikë a diçka). Ia heq *dera (dikujt). E hoqi *dere (dikë) mospërf. I hoqi *dorezat (dikush) libr. Heq *dorë (nga dikush a nga diçka). E heq për dore (dikë). S’e heq nga *dora (diçka). Ta heq si me *dorë (diçka). I hoqi një *dredhë (dikujt). I hoqi *duvakun (diçkaje). I hoqi (ca) *fasha (dikujt). Ia heq *fillin (dikujt a diçkaje). Ia hoqën *fillin (dikujt). Ia hoqi *frerin (dikujt). Ia heq *gajlen (dikujt). Ka hequr *gazepin (dikush). S’e heq (s’e lëshon) nga *goja (dikë a diçka). Ia hoqi *gunën (diçkaje). Heq *gurin e gjakut. Kam hequr *gjakun (me dikë a me diçka). Ia hoqi *hallkën (dikujt). E heq *hollë (dikush). E heq (e tërheq) për *hunde (për hundësh) (dikë) keq. I heq *kapelen (dikujt). Ma heq (ma zë, ma kap, ma ndien) *hunda (diçka). E heq (e tërheq) për *hunde (për hundësh) (dikë). Sikur e ka hequr prej *hunde (dikë). I heq *kapelen (shapkën) (dikujt). Ia ka hequr kapistallin (*kapistrën) (dikujt) keq. Ia ka hequr *kapistrën (kapistallin) (dikujt). E hoqi *këmbëzën (dikush) shaka. Hiq (tërhiq) e mos e këput me të zvarritur, me të shtyrë (për të bërë diçka); as duke e lënë as duke e mbaruar një punë; qep e shqep. E heq (e fshij) nga *koka (diçka). Ia hoqi (ia zgjidhi) *lakun (dikujt). E hoqi (e zhveshi) *lëkurën (dikush) keq. I hoqi (i rropi, i mori) *lëkurën (dikujt). Ia hoqi (ia preu, ia këputi) *litarin (dikujt). Më heq (më nxjerr) *mallin (e dikujt a të diçkaje). Hoqi *maskën (dikush) keq. Ia heq (ia gris, ia çjerr) *maskën (dikujt) keq. E heq (e largoj) *mendjen (nga dikush a nga diçka). Heq *mënjanë (diçka). I heq *ndryshkun (dikujt a diçkaje). Ia hoqi * ngojëzën (dikujt). Ia heq *oxhaku (dikujt). E hoqi (e tërhoqi) nga *palltoja (dikë). Të heqshin për *peri! mallk. Ia hoqi (ia grisi) *perden (diçkaje). Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut). Hiq e piq shpesh, dendur. I heq (i shkund) *pluhurin (diçkaje). Të heq (të vjedh) *potkonjtë (dikush). Nuk heq (nuk luaj) asnjë *presje. E hoqi *qafe (dikë a diçka). Ia heq *rrënja (dikujt). E heq (e provoj) mbi *supe (diçka). Nuk ia heq (nuk ia shkëput) *sytë (dikujt a diçkaje). I heq shapkën (*kapelën) (dikujt). I heq *shkallët (dikujt). Po heq (po jep) *shpirt (dikush a diçka). Ia heq *shtëpia (dikujt). I hoqi *velenxën (dikujt). Ia hoqi *vellon nuses (dikush). I hoqi (i shkuli) *veshin (veshët) (dikujt). E heq (e tërheq) për *veshi (dikë). Hiq e vër atë vetë tamam si ai, gjallë ai (për dikë që ngjan shumë me një tjetër); bëmë baba të të ngjaj; (sikur) e ka nxjerrë nga hunda (prej hundësh). I hoqi (i vuri) *vizë (vijë) (dikujt a diçkaje). Më heq *zemra (për diçka). Heq në *zemër (me shpirt) (për dikë a për diçka). E heq *zvarrë (diçka).
HEQÍM,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet., bised. Mjek, doktor.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Shkëputje, nxjerrje a shqitje e diçkaje nga vendi ku është mbërthyer, lidhur, futur ose shtrënguar; kund. vënie, ngulje, futje, mbërthim, lidhja. Heqja…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Sheshje; lepitka.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQJ/E,~AIII f. sh. ~E, ~ET bised. Jashtëqitje e shpeshtë dhe e hollë; diarre. Heqje barku.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. HeqëlI.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQURI (i, e) mb. 1. Që është hequr a është tërhequr; i holluar. Fill (tel) i hequr. Trup (shtat) i hequr. Me hundë të hequr. Me vetulla të hequra. 2. I tretur a i dobësuar nga një…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQURII (i, e) mb. Që është shkulur a është nxjerrë nga vendi i tij; që i është shkulur dhëmbi. Dhëmbi i hequr.✱Sin.: i shkulur, i nxjerrë, i shqitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që ka trup të hollë dhe fytyrë të hequr. I hequri, i regjuri. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQUR,~AI (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Të hequrit; heqje. 2. Mundim i madh a lodhje e madhe; vuajtje. Nuk i ka harruar të hequrat.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉQ/Ë,~A f. [HÉK/Ë,~A f.] Grahma e vdekjes, fryma e fundit para vdekjes; agoni. Është në heqë.✱Sin.: grahmë, agoni.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë