Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HEMORRAGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mjek. Gjakrrjedhje e gjakut nga organizmi. Hemorragji e jashtme (e brendshme). Hemorragji në tru (cerebrale). Hemorragjia e stomakut (e mushkërive). Ndaloj hemorragjinë. Shoqërohet me hemorragji. U dobësua nga hemorragjia.
2. fig,. libr. Humbje e vazhdueshme e diçkaje me vlerë të madhe. Emigracioni është bërë hemorragji kombëtare.
HEMORRAGJÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me hemorragjinë; i hemorragjisë. Ethet hemorragjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMORROIDÁL,~E mb., mjek. Që lidhet me hemorroidet, që ka të bëjë me hemorroidet.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMORROÍDE,~ T f. vet. sh., mjek. Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të zorrës së trashë dhe që shkakton rrjedhje gjaku; majasëll.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë