Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HEMISFÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjeogr., astr. Gjysmërruzulli i Tokës ose i një trupi tjetër qiellor. Hemisfera veriore (jugore). Hemisfera lindore (perëndimore). Hemisferë qiellore. Hemisferat e Tokës. Harta e hemisferave.
2. mat. Trup gjeometrik që ka trajtën e gjysmës së rruzullit, gjysmërruzull.
3. anat. Njëra nga dy pjesët e trurit, që kanë trajtën e gjysmës së rruzullit. Hemisferat e trurit të madh (e trurit të vogël). Korja e hemisferave.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë