Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HEMATOGJÉN,~E mb. Që është formuar nga gjaku; i prejardhur nga gjaku; gjakformues.
HEMATO- fjalëform., mjek., bio., anat. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, e cila ka kuptimin gjak.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATOBLÁST,~I m., bio. Qelizë burimore që prodhon qeliza gjaku, e cila ka aftësinë të ndahet në lloje të ndryshme qelizash.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATOFÁG,~E mb. 1. Që ushqehet duke thithur gjak nga organizmat e tjerë. 2. si em m. e f. Organizëm që merr gjakun e një organizmi tjetër si burim ushqimi, shpesh për të marrë pro…
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATOFOBÍ,~A f. sh. ~, ~TË mjek. Frikë e skajshme, shpesh e shoqëruar me ankth, kur njeriu sheh gjak ose mendon për gjak.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATOÍD,~E mb., bio. Që lidhet me gjakun ose ka tipare të ngjashme me gjakun; që ka natyrë ose karakteristika të ngjashme me gjakun.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Specialist i hematologjisë; ai që merret me patologjitë e gjakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET mjek. Specialiste e hematologjisë; ajo që merret me patologjitë e gjakut.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATOLOGJÍ,~A f., mjek. Degë e mjekësisë, që studion qelizat e gjakut, përbërësit, faktorët e mpiksjes së gjakut dhe sëmundjet që lidhen me to.
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATÓM/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT mjek. Masë e fryrë, e dhimbshme dhe nganjëherë me ngjyrë të kuqe, blu ose e zezë në lëkurë, që shkaktohet nga grumbullimi i gjakut jashtë enëve të gjak…
Shfaq përkufizimin e plotë →HEMATÓZ/Ë,~A f., fizio. Prani e gjakut në një lëndë që normalisht nuk duhet të përmbajë gjak. Hematozë urinare gjak në urinë. Hematozë gastrointestinale gjak në të vjella dhe në ja…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë