Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÉLM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lëndë e hidhur që dëmton organizmat e gjallë ose shkakton vdekjen e tyre. Helm i lëngshëm (i gaztë). Helm vdekjeprurës. Helm pluhur. Helmi i gjarprit. Helmi i grerëzës (i bletës). Qeska e helmit. Kërpudhë me helm. Nxjerr (lëshon) helm. Ka helm. Piu helmin.
2. fig. Diçka shumë e keqe, që të prish, të shkatërron a të dëmton rëndë. Helmi i kundërshtarit. Helmi i sëmundjes.
3. fig. Hidhërim i madh, pikëllim. Helm i madh. Me helmin e zemrës. Vdiq prej helmit. Helmi e plak njeriun (fj. u.) mërzia apo problemet e vazhdueshme të plakin.
4. si mb. Shumë i hidhur. Është helm. E kam gojën helm. Helm e ka fjalën. Është bërë helm gjella është bërë shumë e kripur, pothuajse e hidhur nga kripa e tepërt, është bërë aq e kripur sa s'vihet në gojë.
5. si mb., fig. Shumë i hidhëruar, i pikëlluar. Helm e pikë (helm e vrer). U bë helm.
✱Sin.: farmak, zeher, vrer, brengë, pikëllim, hidhërim. i hidhur, i hidhëruar, i pikëlluar.
♦ U bëra (jam) për të pirë helmin u dëshpërova shumë, u pikëllova pa masë; u bëra helm (e pikë); u bëra (jam) për të vrarë veten. M’u bë zemra (shpirti) helm u mërzita a u dëshpërova shumë; u pikëllova; u bëra helm (e pikë); m’u bë zemra (shpirti) vrer. U bëra (jam) helm (e pikë) jam shumë i hidhëruar; jam shumë i mërzitur e i dëshpëruar; u pikëllova shumë; u bëra (jam) pikë e vrer; m’u bë zemra (shpirti) helm; u bëra verem; kund. u bëra (jam) shend e verë. Helm i sheqerosur diçka që duket e mirë e joshëse nga jashtë, por që fsheh një rrezik të madh përbrenda; karamele me helm. *Karamele (sheqerkë) me helm. Vjell helm (kundër dikujt) shih vjell vrer (kundër dikujt). E shet helmin për *mjaltë (dikush) keq. Është zier në helm (dikush) shih ka pirë gurin e gjakut (dikush).
HÉLM/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bot. Helmës.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉLM/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET zool. Këpushë.✱Sin.: rriqër, cimbur, bobëz, parazit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HELMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur marr në trup një lëndë helmuese që shkakton dëm ose shqetësim fiziologjik; që përfshin futjen, marrjen ose kontaktin me helmin që shkakton e…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉLMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Helmësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →HELM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap helmin dikujt, dëmtoj një organizëm të gjallë ose shkaktoj vdekjen e tij me helm; i hedh helm diçkaje, shtie helm në diçka. E helmoi gjarpri.…
Shfaq përkufizimin e plotë →HELMÓR,~E mb. 1. Që të helmon; helmues, i helmët.2. fig. Që të hidhëron a pikëllon shumë. Ditë helmore.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉLMTË ndajf. Pikëllueshëm; hidhërueshëm. Flet helmtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉLMZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Conium maculatum) Bimë barishtore shumë helmuese, me kërcell të lartë, të lëmuar dhe me gjethe si të majdanozit, me tufa lulesh të bardha, të …
Shfaq përkufizimin e plotë →HELMZË,~AII f. sh. ~A, ~AT Lemzë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÉLMËS,~E mb. Helmues. Bimë helmëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë