Fjalori
HE

HE pasth. 1. Përdoret si thirrje kur i drejtohemi dikujt ose kur shprehim gëzim a krenari, kur qesëndisim etj. He, ku ishe? He, sa u gëzova atë ditë! Tungjatjeta, he burra! Si u gdhitë, he djem! He, e djegtë flaka! He, he, s'kemi gjë në trastë! He, çfarë djali ka.

HE

HÉ,~JA f. sh. ~E, ~ET Presë e thikës, briskut etj.

HË,~NI pasth., bised. 1. Përdoret kur duamnxitim dikë për një veprim, kur duam t’i japim zemër dikujt etj. dhe i përgjigjet kuptimitfjalëvejepi!, forca!, nisja!”. Hë, fol! Hë de, fillo tani! Hë, se e bën ti! Hë, djalë i mbarë, shko tani! Pa hë, na e trego tani! Hë, edhe pak! Hëni more! Po hëni de, se na zuri nata!
2. Përdoret për të forcuar një urdhër a një qortim. Hë, ulu tani! Hë, rri këtu! Hë, mos fol! Hë, mos luaj nga vendi! Hë, mos çaj kokën! (bised.)
3. Përdoret kur shprehim habi, zemërim, kënaqësi a pakënaqësi ose një ndjenjë tjetër (ironi, tallje, mospërfillje etj.) për dikë a për diçka. Hë, ç’paska qenë ai! Hë, po të më bjerëdorë edhe një herë. E po, hë de, këtë doja unë. Hë, kur të vij këtu do ta rregulloj mirë! Hë, se e di unë! Hë, sa mirë ta bëri! Hë ç’ngatërresa më ka nxjerrë! Hë, s’të pëlqeu?! Hë, ç’na the! Hë, mos u tall! Hë, më qafsh!
4. si pj. Përdoretfjalitë pyetëse për të përforcuar pyetjen; përdoret kur bëjmë një pyetje me njëfarë dyshimi, habie etj. Hë? Si the? Hë, e more? Hë, si të doli? Ç’u bëre de, hë? Pse me shikon kështu, hë? Të vjen keq, hë? Nuk do, hë? Hë pra, ç’kërkon? Po ti, pse i mban anën, hë?
5. Përdoret për të forcuar një mohim a një kundërshtim, kur ngulim këmbë për diçka etj. S’duavete, hë! Nuk e bëj, hë! S’vij me ty, hë! Për inatin tënd, hë!
6. si pj. Përdoret kur shprehim një veprimshtyhet, që pritetndodhë nga ditaditë a nga një çasttjetrin; përdoret kur shprehim një veprimmezi bëhet. Hë sot, hë nesër. Hë ta hap këtu, hë ta kap atje. Hë të bjerë andej e hë të bjerë këtej. Hë aty, hë këtu.
7. si ndajf. Përdoret e përsëritur me kuptimin «ca nga ca» (sidomostregimet e përrallat popullore). Hë, hë, arritën. Hë, hë, shkuan vite.
8. si lidh., krahin. Ose... ose, ja... ja. Hë e bëka, hë s’e bëka, ata nuk e besojnë më. Hë vjen, hë nuk vjen, ai duhet lajmëruar.
Sin.: jepi, forca.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.