Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HATÁ,~JA f. sh. ~A, ~TË bised. 1. Fatkeqësi e madhe, kob; diçka shumë e keqe që ndodh (zakonisht për vdekje, vrasje, shkatërrime etj.); mynxyrë, kërdi. I ndodhi një hata. E gjeti (e zuri) hataja. Ç'qe kjo hata! Kishte paralajmëruar se do u bënte hatanë. Bëri hatanë bëri kërdinë; bëri namin. Me hata me pahir, me të keq. Sa një hata shumë i madh.
2. edhe fig. Tmerr. I futi hatanë. I hyri hataja.
3. si ndajf. Shumë. Ishte e bukur hata. I pëlqeu hata. Ishte i lodhur hata.
4. si ndajf., bised. Shumë mirë, mrekulli. E kaluan kohën hata. Punon hata. Hata fare!
✱Sin.: mynxyrë, fatkeqësi, kob, frikë, nam, kiamet, tmerr, zhurmë, shumë, tepër, mrekulli.
♦ Bëri hatanë (dikush) bised. 1. Vrau dikë a shkatërroi diçka të shtrenjtë; bëri një dëm të madh a solli një fatkeqësi; bëri kërdinë duke vrarë e duke prerë; bëri namin; bëri gurin e gjakut. 2. Bëri zhurmë të madhe sikur të kishte ndodhur diçka e tmerrshme; i zmadhon tej mase gjërat, i fryu; bëri kiametin. 3. (diçka). Më prishi shumë punë që nuk e kam dikë a diçka, më bëri dëm të madh që iku a që më mungon; më preu krahët. Hata e madhe fort! iron. shih punë e madhe fort! iron.
HATÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb., bised. 1. Që përbën a që sjell një hata a një fatkeqësi të madhe, i kobshëm; i shëmtuar, i ndyrë. Gjë e hatashme. Ngjarje (ndodhi) e hatashme. Punë e ha…
Shfaq përkufizimin e plotë →HATÁSHËM ndajf., bised. Në mënyrë të hatashme. Këndonte hatashëm. Funksionon hatashëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë