Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HAS vep., ~A, ~UR 1. kal. Takoj dikë a diçka rastësisht e papritur, ndesh. E hasa në rrugë (udhës). E hasi në stadium (në teatër, në kinema). Hasi një ari.
2. fig., kal. Më del përpara diçka e më pengon, ndesh; gjej, vë re. Hasi vështirësi (pengesa). Kam hasur shumë fjalë të rralla (shprehje të panjohura).
3. edhe fig., jokal. Hasem a ndeshem rastësisht e papritur në një pengesë ose në në vështirësi. Hasi në një gur (në mur). Hasi në gjurmë. Hasi në tokë të fortë. Hasëm në vështirësi (në pengesa). I hasi (i zuri, i ndeshi, i ra) sharra në gozhdë.
✱Sin.: ndesh, vërej, takoj, pengoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë