Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÁSHA pasth., bised. 1. vjet. Përdorej si betim për të siguruar dikë që diçka nuk ishte e vërtetë, që dikush nuk e dinte një punë. Hasha, s'di asgjë. Hasha, s'e mora vesh. Hasha, s'e pashë.
2. si ndajf. Përdoret së bashku me disa folje dhe formon me to togje të qëndrueshme me kuptimin e përgjithshëm “e mohoj dikë a diçka”. E bëri hasha. I ra hasha fjalës. E bëri hasha djalin.
HASHÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin., zool. Dele me lesh të gjatë e të hollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HASHARÍ mb. 1. Që është i tërbuar, i egër, i papërmbajtur, që s’njeh fre (për kafshët). Kalë hashari.2. Që është i pabindur, i padëgjueshëm a i prapë; që nuk është i shtruar. Pikër…
Shfaq përkufizimin e plotë →HASHÁSH,~I [HASHÍSH,~I] m. 1. bot. (lat. Papaver somniferum) Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të gjatë e të degëzuar, me lule të mëdha ngjyrë vjollce të çelët dhe që e bën fr…
Shfaq përkufizimin e plotë →HASHA/XHÍ,~XHÉSHË mb. Mohues.✱Sin.: mohues, kundërshtues, mospajtues.
Shfaq përkufizimin e plotë →HASHÉF,~I m. sh. ~E, ~ET Kuzhinë; kthinë gatimi. Poshtë në hashef u dëgjuan zëra grash.
Shfaq përkufizimin e plotë →HASH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj hasha, e mohoj; kund. pohoj.✱Sin.: mohoj, shthem, çnjoh, kundërshtoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →HASHTÁG,~U m. Etiketë me simbolin thurje #, që përdoret në rrjetet sociale për të grupuar postime sipas një teme apo fjale kyçe, që ndihmon në organizimin e përmbajtjes, që rrit du…
Shfaq përkufizimin e plotë →HASHÚSH,~E mb. 1. Vëngërosh; i vëngër.2. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HASH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Velenxë.2. Mbulesë leshi nën shalën e kalit deri në vithe, vithanike. ✱Sin.: velenxë, belcë, plaf, vithanike, paravithe.
Shfaq përkufizimin e plotë →HASH/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Copë dërrase e çatisë mbi të cilat shtrohen tjegullat, petavër.✱Sin.: petavër, hartosë, ashër, hatull, hartosë, shklesë, pullazinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë