Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HART/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Krijoj e shkruaj një vepër letrare, shkencore etj. Hartoj një dramë (një skeç, një pjesë teatrale). Hartoj fjalorin (gramatikën). Hartoj një tekst shkollor. Hartoj një ligj (një vendim, një rregullore).
2. Përpiloj dhe shkruaj përmbajtjen e një dokumenti, të një shkrese etj. Hartoj një raport. Hartoj një shkresë.
3. Përgatit diçka për zbatim, duke përpunuar të dhënat e nevojshme dhe duke i hedhur ato në letër sipas një plani të caktuar. Hartoj buxhetin. Hartoj rendin e ditës. Hartoj grafikun e punës (një program pune). Hartoj në vija të përgjithshme. Hartoj një projekt (një plan).
4. fig. Mendoj mënyrën dhe rrugën për të shkruar, shprehur bukur e drejtë mendimet a veprimet për një temë të caktuar; shkruaj a përgatis një ese. Hartoj një ese. Hartoj detyrën me shkrim në klasë. Hartoj tezën e provimit.
✱Sin.: përpiloj, shkruaj, përgatit, bëj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë