Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÁRRUR (i, e) mb. 1. Që është rralluar (për misrin, për bimët etj.); që është krasitur (për hardhinë, për pemët etj.). Misër (grurë) i harrur. Hardhi e harrur.
2. Që i janë hequr a shkulur barërat e këqija, që është pastruar a është qëruar nga këto barëra. Arë e harrur. Kopsht i harrur.
3. fig. Që i janë hequr pjesët e tepërta a të dobëta, që është krehur (për një vepër letrare, shkencore etj.). Punim (studim) i harrur.
✱Sin.: i tëharrur, i krasitur, i rralluar, i pastruar.
HARR vep., ~A, ~UR kal. 1. bujq. Shkul a heq barërat e këqija nga të mbjellat; pastroj a qëroj të mbjellat nga këto barëra. Harr misrin (fasulen). Harr barërat (gramin). Harr të lashtat (grurin). Harr arën (kopshtin).
2. Krasit hardhinë a pemët. Harr rrushin (hardhinë, pemët).
3. fig. Heq pjesët e tepërta a të dobëta të një shkrimi ose të një vepre letrare, shkencore etj.; e pastroj, e kreh. Harr tregimin (dramën, romanin). Harr një studim.
4. fig. I marr shumë para etj. dikujt në mënyrë të stërholluar etj.; e mashtroj. Habi e madhe, si e harri të gjorin!
✱Sin.: tëharr, krasit, kreh, pastroj, mashtroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë