Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÁRRJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Phlebotomus papatasii) Kandërr shumë e vogël, me krahë të bardhë e të tejdukshëm, që del zakonisht në kohë të vapës dhe fluturon tufa-tufa. Iu ngjitën harrjet. Na hëngrën (na grinë) harrjet. Është si harrje dikush të bezdis e të mërzit vazhdimisht, është shumë i mërzitshëm.
2. Pjesa e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme të kësaj kandrre. zool. Harrje deti insekt tropikal, kandërr e viseve të nxehta që përhap sëmundje. Harrja e buallit (lat. Simulidae) mizë e zezë, me një gojë të veçantë, që mbledh organizma të vegjël dhe lëndë organike nga uji, që ushqehet me gjak dhe mund të jenë shumë agresive,veçanërisht femrat, që konsiderohet dëmtuese si për njerëzit ashtu edhe për gjitarët e tjerë. Harrja e shikave (lat. Cecidomyidae) insekte të vogla shumë të brishta, të njohura si mushkonja të tëmthit, që ushqehen brenda indeve bimore, duke krijuar rritje anormale të bimëve, që karakterizohen nga krahë me qime dhe kanë antena të gjata.
✱Sin.: kandër, insekt, vapje, mushicë, pickatë.
♦ M’u bë harrje (dikush) përb. shih m’u bë ferrë (dikush) përb.
HÁRRJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur harr; rrallim i bimëve të arave. Harrja e parë (e dytë). Harrja e grurit (e misrit).
2. Shkulja e barishteve të këqija të kopshtit. Harrja e barishteve të kopshtit. Harrja e barërave te këqija.
3. kryes. sh. Rrallishtë, rrallesë, harrë, bitërr. Harrja e pemëve. Bënë harrjen. Mblodhi harrjet. U hedh harrje lopëve.
✱Sin.: harrë, bitërr, tëharrje, krahitje, krasitje, rrallim, shkulje.
HARR vep., ~A, ~UR kal. 1. bujq. Shkul a heq barërat e këqija nga të mbjellat; pastroj a qëroj të mbjellat nga këto barëra. Harr misrin (fasulen). Harr barërat (gramin). Harr të lashtat (grurin). Harr arën (kopshtin).
2. Krasit hardhinë a pemët. Harr rrushin (hardhinë, pemët).
3. fig. Heq pjesët e tepërta a të dobëta të një shkrimi ose të një vepre letrare, shkencore etj.; e pastroj, e kreh. Harr tregimin (dramën, romanin). Harr një studim.
4. fig. I marr shumë para etj. dikujt në mënyrë të stërholluar etj.; e mashtroj. Habi e madhe, si e harri të gjorin!
✱Sin.: tëharr, krasit, kreh, pastroj, mashtroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë