Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HARR vep., ~A, ~UR kal. 1. bujq. Shkul a heq barërat e këqija nga të mbjellat; pastroj a qëroj të mbjellat nga këto barëra. Harr misrin (fasulen). Harr barërat (gramin). Harr të lashtat (grurin). Harr arën (kopshtin).
2. Krasit hardhinë a pemët. Harr rrushin (hardhinë, pemët).
3. fig. Heq pjesët e tepërta a të dobëta të një shkrimi ose të një vepre letrare, shkencore etj.; e pastroj, e kreh. Harr tregimin (dramën, romanin). Harr një studim.
4. fig. I marr shumë para etj. dikujt në mënyrë të stërholluar etj.; e mashtroj. Habi e madhe, si e harri të gjorin!
✱Sin.: tëharr, krasit, kreh, pastroj, mashtroj.
HARRÁQ,~E mb., bised. Që harron shumë e shpesh; që nuk mban mend shumë; harrestar. Njeri harraq. Plakë harraqe. ✱Sin.: harrestar, harrimtar, harrojc.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që harron shumë; harrestar. Harraq i madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që harron shumë; harrestare. U bë harraqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARR vep., ~A, ~UR kal. 1. bujq. Shkul a heq barërat e këqija nga të mbjellat; pastroj a qëroj të mbjellat nga këto barëra. Harr misrin (fasulen). Harr barërat (gramin). Harr të la…
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. edhe psikol. Gjendja kur harroj shpesh dhe nuk më kujtohet dikush a diçka; mungesë kujtese; humbje a dobësim i kujtesës. Harresë e plotë. Harresë e pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►HÁRR/ET jovep., ~(u), ~UR pës. e HARR.✱Sin.: tëharret, krasitet, krihet, pastrohet, mashtrohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur diçka del nga kujtesa, nuk mbahet mend më; mosmbajtja mend e dikujt a diçkaje. Harrimi i fjalëve të një poezie është i zakonshëm me kalimin …
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁRRJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. zool. (lat. Phlebotomus papatasii) Kandërr shumë e vogël, me krahë të bardhë e të tejdukshëm, që del zakonisht në kohë të vapës dhe fluturon tufa-tufa…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁRRJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur harr; rrallim i bimëve të arave. Harrja e parë (e dytë). Harrja e grurit (e misrit). 2. Shkulja e barishteve të këqija të kopshtit. Harrj…
Shfaq përkufizimin e plotë →HARR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. edhe jokal. 1. Nuk e mbaj më mend dikë a diçka, nuk e kujtoj dot; më ka dalë nga mendja një gjë që e kam ditur, nuk më vjen në mend në kohën e duhur. …
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÓJC,~E mb. Harraq.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÓJC,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që harron shumë; harraq.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk mbahet mend, që nuk kujtohet dot; që na ka dalë nga mendja, që nuk na vjen në mend në kohën e duhur. Ngjarje e harruar. Gjë e harruar. Emër i harruar. …
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i dhënë aq shumë pas diçkaje sa harron ku është e lë mënjanë çdo gjë tjetër, ai që është i zhytur thellë në një punë dhe i shkëputur p…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁRRUR (i, e) mb. 1. Që është rralluar (për misrin, për bimët etj.); që është krasitur (për hardhinë, për pemët etj.). Misër (grurë) i harrur. Hardhi e harrur. 2. Që i janë hequr a…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁRRUR,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) Rrallishtë, rrallesë, harrë, bitërr. Mbledh të harrurat. U hedh të harrura qeve.✱Sin.: rrallishtë, harrë, bitërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARRÚR,~IT (të) as., bujq. Rrallim i misrit në arë; shkulje e barishteve në kopsht.✱Sin.: harrje, harrë, bitërr, tëharrje, krahitje, krasitje, rrallim, shkulje.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bimë që shkulet gjatë rrallimit të të mbjellave, rrallishtë, rrallesë, bitërr. Harra misri. Mbledh harrat.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁRRËS,~E mb. 1. bujq. Që shërben për të rralluar bimët e arave ose për të shkulur barishtet (vegël bujqësore).2. fig. Që mashtron a rrjep të tjerët, mashtrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁRRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. bujq. Ai që harr të lashtat ose krasit pemët. 2. fig.Ai që merret me mashtrime; mashtrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë