Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HARMONÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. 1. Që vete mirë me diçka tjetër; që është në harmoni, që ka harmoni. Trup i harmonishëm. Fytyrë e harmonishme. Sistem i harmonishëm. Lidhje e harmonishme. Zhvillim i harmonishëm. Edukim i harmonishëm. Lojë e harmonishme. Në mënyrë të harmonishme. Marrëdhënie të harmonishme.
2. muz. Që tingëllon bukur a jep tingëllim të këndshëm (për tinguj e zëra të njëkohshëm); që është ndërtuar sipas parimeve dhe rregullave të harmonisë; që është harmonik a melodik. Zëra të harmonishëm. Tinguj të harmonishëm.
✱Sin.: harmonik, i pajtuar, i bashkërenduar.
HARMONÍSHËM ndajf. Në mënyrë të harmonishme; harmonikisht. Vjen harmonishëm.
HARMONÍ,~A f. 1. Lidhje e natyrshme dhe e përshtatshme ndërmjet pjesëve a elementeve të diçkaje, bashkim i qëlluar dhe i përpjesëtuar mirë i elementeve përbërëse të diçkaje dhe bas…
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONÍK, ~E mb., libr. Që lidhet me harmoninë, që ka harmoni; i ndërtuar me harmoni; i harmonishëm. Tingëllim harmonik. Në mënyrë harmonike.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT muz. 1. Vegël muzikore e vogël në trajtën e një kutie të sheshtë e të gjatë me disa vrima anës, të cilave u fryjmë me gojë për të nxjerrë tinguj muziko…
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONÍST, ~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i bie harmonikës; fizarmonist.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i bie harmonikës; fizarmoniste.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Proces i harmonishëm; të harmonizuarit. Harmonizimi i veprimeve. Harmonizimi i përmbajtjes dhe i formës.2. fig. Pajtimi a përputhja e plotë (e…
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr. 1. kal. E bëj të harmonishëm, e bëj të jetë harmonik. Harmonizoj ngjyrat. Harmonizoj përmasat. Harmonizoj pjesët e trupit (në një skulpturë). Har…
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONIZÚAR (i, e) mb. Që është harmonizuar; që është bërë i harmonishëm. Zhvillim i harmonizuar. Përpjesëtime të harmonizuara. Veprime (përpjekje) të harmonizuara. Tinguj të harmo…
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONIZÚAR,~IT (të) as., muz. Harmonizim.✱Sin.: harmonizim, pajtim, përputhje.
Shfaq përkufizimin e plotë →HARMONIZÚES,~E mb. Që është në përputhje a në pajtim të bashkërenduar mirë me diçka tjetër; që harmonizon.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë