Fjalori
HARKOJ

HARK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Përkul diçka dhe e bëj si hark, i jap trajtën e harkut; lakoj. Harkoj kallamin (telin, thuprat). Harkoj trupin.
2. kal., vet. v. III I vjen rreth diçkaje dhe i rri si hark; e rrethon, e qarkon. Lumi e harkonte fushën. Cullufet i harkonin ballin.
3. jokal., vet. v. III Dredhon dhe vjen si hark; bëhet harqe-harqe.
4. jokal., vet. v. III Merr kthesë, dredhon. Kodrat harkojnë. Lumi harkonte rrotull malit. Valë harkonin.
Sin.: lakoj, përkul, rrumbullakoj, përthyej, mbrinjoj, shtrembëroj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.