Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HARKNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT arkit.
1. Hark i madh zakonisht i një ure.
2. Kalim për këmbësorë me tezga nga të dyja anët.
3. Strukturë e përbërë nga një sërë harqesh të mbështetur mbi shtylla. Harknajë e mbuluar e kishës (e manastirit) (ark., fet.) kalim i mbuluar nga transepti deri te kapiteli i kishës (i manastirit). Harknajë e plotë (ark.) harknajë e mbyllur. Harknajë e mbyllur (ark.) harknajë e murosur plotësisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë