Fjalori
HARAMI

HARAMÍ,~A f. sh. ~, ~TË vjet. 1. Hajdut, kusar, cub, aramit. Numri i madh i haramive.
2. përmb. Hajdutëri, kusari.
Sin.: hajdutëri, kusari, kaçakëri, cubëri; hajdutërisht, hajnisht.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: HARAM
HARAM

HARÁM,~I m. bised. 1. fet. Diçka e palejueshme, e ndaluar (sipas fesë islame).
2. Diçka që nuk është fituar me punëndershme e me djersë; që nuk të takon a që nuk e meriton; gjë e pamerituar; kund. hallall. E pastë haram! (mallk.) Iu bëftë haram! (mallk.) S'do (s'merr) haram. E hante bukën haram.

HARAM

HARÁM,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që është i prapë, jo i mbarë, nga i cili s'ke dobi. Harami i shtëpisë. Harami i shkollës. Harami s'bëhet hallall. (fj. u.).
Sin.: i keqi, i prapti, i padobishmi.
U haram (dikush) është bërë i prapë e i keq; nuk ështërrugëdrejtë. Ia bëri haram (dikujt) vjet. 1. Ia prishi diçka, ia nxiu, ia bëri që të mos kënaqet me diçka. 2. Ia mallkoi diçka, ia përfoli që t’i bëjë keq; ia mohoi; kund. ia bëri hallall. Haram e paç! mallk. mos e gëzofsh!


Rezultate të ngjashme

HARAMÍSHT ndajf. Hajdutçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HARAMÍT/EM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin., vetv. Grindem, ngacmohem a cytem me dikë me fjalë a me diçka tjetër. Sin.: ngacmohem, grindem, cytem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HARAMÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. Grindje, zënkë a bërje fjalësh midis dy a më shumë vetave; mosmarrëveshje. Sin.: grindje, zënie, zënkë, mosmarrëveshje, shamatë, gërnjë, sherr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.