Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HARAÇPAGÚES,~E mb., hist. Që i paguante haraç një shteti tjetër, kur mundej prej tij a kur pranonte t'i nënshtrohej atij. Vend (shtet) haraçpagues.
✱Sin.: taksapagues, tagrapagues, tatimpagues.
HARAÇPAGÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. hist. Shteti që i paguante haraç një shteti tjetër, kur mundej prej tij a kur pranonte t'i nënshtrohej atij.
2. fig., iron. Shtetas ose sipërmarrës që paguan një taksë për të ardhurat ose fitimet që ai zotëron ose nxjerr, ai që paguan tatim mbi fitimin. Në kurriz të taksapaguesve.
✱Sin.: taksapaguesi, tatimpaguesi, tagrapaguesi.
HARAÇPAGÚES/E,~JA m. sh. ~E, ~ET hist. Shtetase ose sipërmarrëse që i paguan detyrimin ligjor shtetit për të ardhurat ose fitimet që ajo zotëron ose nxjerr, ajo që paguan tatim mbi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë