Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HAPSÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Burg. Ra në hapsanë. Përfundoi në hapsanë. I dënuar me hapsanë. Bëri hapsanë.✱Sin.: burg, haps, burgim, birucë, bodrum.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPSHÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT [lexo: HAP-SHÁLË] Largësia ndërmjet shputave të këmbëve gjatë ecjes që merret edhe si masë gjatësie; hap. Eci dy-tri hapshalë. ✱Sin.: hap, çap.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPSHPÉJTË mb. Që ecën shpejt, që e ka hapin të shpejtë, çapshpejtë; kund. hapshtruar. ✱Sin.: çapshpejtë, këmbëlehtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPSHPÉJT/Ë,~I m. sh. ~, ~ËT Ai që e ka hapin të shpejtë; që ecën shpejt.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të hapet.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁPSHËM ndajf. Me vëmendje.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPSÓS vep., ~A, ~UR kal. Burgos; shtie në hapsanë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HAPSÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Futem në burg, dënohem me burgim.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPSÓSJ/E,~A f. sh. ~, ~ET Burgim.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPSÓSUR (i, e) mb. Që është i burgosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë