Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►HAPËRDÁ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shpërndahem a përhapem sa andej-këtej, përndahem në drejtime të ndryshme; hallakatem (për njerëzit, kafshët a sendet). U hapërdanë shpendët. U hapërdanë njerëzit. Hapërdahen zogjtë. Hapërdahen gjethet.
2. fig., vetv. Çoroditem.
3. pës., vet. v. III e HAPËRDÁJ.
✱Sin.: shpërndahem, hallakatem, përhapem, çorientohem, çoroditem.
HAPËRDÁ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Shpërndaj a përhap andej-këtej, përndaj në drejtime të ndryshme; hallakat. E hapërdau shiu. Hapërdaj bagëtinë. Hapërdaj të lashtat. Mos i hapërda f…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPËRDÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shpërndarje në drejtime të ndryshme; hallakatje. 2. fig. Çoroditje.✱Sin.: hallakatje, zallamahi, çorientim, çoroditje.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPËRDÁRË (i, e) mb. Që është hapërdarë andej-këtej; i hallakatur.✱Sin.: i shpërndarë, i hallakatur, i çorientuar, i çoroditur.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPËRDÁSHËM ndajf. Në gjendje të çrregullt; rrëmujshëm, kuturu. Vërtiteshin hapërdashëm. Shkonin hapërdashëm.✱Sin.: rrëmujshëm, lëmsh, kuturu, pështjellas.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAPËRDÁSHËM (i), ~ME (e) mb. Që është i rrëmujshëm; i hallakatur. Punë të hapërdashme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë