Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HANGÁR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndërtesë me një çati mbi shtylla druri a betoni dhe pa mure, që shërben për të tharë prodhimet e ndryshme bujqësore, për t'i mbrojtur nga dielli e nga moti i keq ose për të mbajtur në të mjete e vegla bujqësore. Hangar duhani (drithi, bari). Hangarët e pambukut. Fut në hangar.
2. Ndërtesë e veçantë, shumë e madhe dhe e gjerë, ku qëndrojnë, ruhen ose ndreqen aeroplanë. Hangar aeroplanësh (avionësh). Hangari i aeroportit.
✱Sin.: ndërtesë, hajat, magazinë.
HANGARÍS jovep., ~A, ~UR jokal. Qesh kot pa ndonjë shkak.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HANGARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Qesh me veten në mënyrë të pakuptimtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HANGARÓZ,~E mb. 1. Grindavec; gërnjar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë