Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HANDAKÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Lodhje e madhe a stërmundim i tepërt sa mezi mbahem në këmbë; rraskapitje ose stërlodhje. Handakosja nga puna e rëndë. Handakosja nga rruga e gjatë.
2. Dëmtim, shkatërrim a prishje e rëndë e gjendjes ekonomike, shëndetësore etj.; prishje e diçkaje që nuk ndreqet kollaj. Solli handakosjen e ekonomisë.
✱Sin.: dërrmim, kapitje, stërmundim, stërlodhje, sfilitje, shkallmim, capëlim, shkatërrim, prishje.
HANDAKÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Dëmtoj, dërrmoj ose vras keq. E handakosi dorën (kokën, trupin).2. fig. E bëj keq, e shkatërroj, prish. I handakosi punët.✱Sin.: dëmtoj, dërr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►HANDAKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Dërrmohem, dërrmishem a vritem keq. 2. fig., vetv., vet. v. III Prishet (diçka). U handakos puna. U handakos ekonomia e shtëpisë.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →HANDAKÓSUR (i, e) mb., bised. 1. Që dëmtuar a vrarë keq. Punëtor i handakosur. Ishte i handakosur fizikisht. 2. fig. Shumë i vuajtur dhe i varfër. Në gjendje të handakosur. Plak i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë