Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HAMULLÓR,~E mb., bujq. 1. Që është e korrur pasi më parë ka qenë e mbjellë me të lashta ose me misër (për arën, tokën). Tokë hamullore. Sipërfaqe hamullore.
2. Që është mbjellë vonë në hamullore, që nuk arrin të piqet dhe që përdoret zakonisht si ushqim i njomë a i thatë për kafshët. Misër (grurë) hamullor. Fasule hamullore. Panxhar hamullor. Njësi hamullore njësi bazë e matjes së punës në punimet e mekanizuara të tokës, e barabartë me lërimin e një hektari tokë në thellësinë 17-20 cm.
HÁMULL,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Hamullore. 2. Hamallë.✱Sin.: hamullore, hamallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁMULL,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Vorbull, shtjellë uji. Atje të thith hamulla. 2. fig. Rrjedhë e vrullshme e ngjarjeve.✱Sin.: vorbull, shtjellë, rrjedhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁMULL,~I m. 1. Zjarr i madh me flakë, flakadan. Ndezi një hamull. Ngrohet në hamull ngrohet në zjarr. 2. si mb. Shumë i ngrohtë, valë. Qumësht hamull.3. si ndajf. Në flakë të madh…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAMULLÍM,~I m. 1. Përflakje a përskuqje e flakës a flakëve; djegie me flakë, përcëllim me flakë.2. fig. Vërsulje me zemërim; zemërim. ✱Sin.: flakërim, djegie, përzhitje, përflakje,…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAMULLÍSHT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [HAMULLÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Hamullore.
Shfaq përkufizimin e plotë →►HAMULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. (me trajtë të shkurtër përemërore) I vërsulem dikujt, i derdhem, i lëshohem me zemërim. Iu hamulluan njëri-tjetrit.✱Sin.: inatosem, nxehem…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAMULL/ÓJ jovep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III. Ndizet mirë, merr flakë a digjet me flakë të forta (zjarri). Hamullon zjarri.2. fig. Nxeh a zemëroj dikë.✱Sin.: flakëroj, lëshon…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAMULLÓR,~E mb., bujq. 1. Që është e korrur pasi më parë ka qenë e mbjellë me të lashta ose me misër (për arën, tokën). Tokë hamullore. Sipërfaqe hamullore. 2. Që është mbjellë von…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAMULLÓR,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Misër hamullor, misër i mbjellë vonë në tokat që më parë kanë qenë me grurë; zonisht. Korrën hamullorin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë