Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HAMÁDREQ/E,~JA f. sh. ~, ~ET 1. Ajo që merret vetëm me punë të liga.
2. Ajo që u hyn punëve të rrezikshme, pa peshuar mirë rrezikun që i kanoset.
3. Ajo që është mendjelehtë, që mendon e gjykon në mënyrë të përciptë; guximtare, kokëkrisur.
4. Ajo që ka prirje për aventura, aventuriere.
5. Ajo që është dorëlëshuar, që shpenzon e harxhon shumë para ose të holla.
✱Sin.: prishanike, dorëlëshuar, aventuriere, mendjelehtë, e përciptë, e cekëta.
HAMADRÉQ,~E mb., krahin. 1. Që merret vetëm me punë të liga.
2. Që është i djallëzuar, që vepron e sillet me djallëzi, hileqar.
3. Që është kokëshkretë dhe merr rrezikun për veprimet që bën. Është djalë hamadreq.
4. Që nuk e vret mendjen; që është ku rafsha mos u vrafsha; aventurier. Shoqëri hamadreqe.
✱Sin.: djallëzor, shejtan, dijekeq, hamadreq, dinak, dhelpërak, hileqar, qerrata, dreqpunuar, guximtar, i patrembur, burrëror, trimosh, kokëkrisur, kokëshkretë, aventurier.
HAMÁDREQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~ËR, ~ËRIT 1. Njeri që merret vetëm me punë të liga.
2. Njeri i djallëzuar, hileqar.
3. Njeri u hyn punëve të rrezikshme, pa peshuar mirë rrezikun që i kanoset, kokëkrisur.
4. Njeri që ka prirje për aventura, aventurier.
5. Njeri dorëlëshuar, që shpenzon e harxhon shumë para ose të holla.
✱Sin.: prishanik, dorëlëshuar, aventurier, mendjelehtë, i përciptë, i cekët.
HAMADRÉQ,~E mb., krahin. 1. Që merret vetëm me punë të liga.2. Që është i djallëzuar, që vepron e sillet me djallëzi, hileqar. 3. Që është kokëshkretë dhe merr rrezikun për veprime…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAMÁDREQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~ËR, ~ËRIT 1. Njeri që merret vetëm me punë të liga.2. Njeri i djallëzuar, hileqar.3. Njeri u hyn punëve të rrezikshme, pa peshuar mirë rrezikun që i…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë