Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HALVETÍ,~U m. sh. ~ÍNJ, ~ÍNJTË 1. Tarikat sufist; emërtim i një urdhri fetar mysliman hermetik, që e kërkon afrimin me Zotin përmes vetmisë, heshtjes dhe përqendrimit shpirtëror, duke synuar pastrimin e shpirtit dhe arritjen e ndriçimit të brendshëm. Halveti është një ndër urdhrat më të vjetër dhe më me ndikim të mistikës islame në Ballkan.
2. Pasuesi i këtij sekti (në vendet ku vepron); ndjekësit e rrugës shpirtërore. Sekti i halvetinjve. Halvetinjtë njiheshin për disiplinën e rreptë shpirtërore.
3. si mb. Sipas kuptimeve të emrit. Dervish halveti dervish që ndjek këtë traditë mistike. Teqe halveti teqe që i përket këtij urdhri.
HALVETÍZ/ËM,~MI fet. Doktrinë, filozofi, sistem mistik i urdhrit të halvetinjve, që thekson vetminë, përqendrimin shpirtëror dhe meditimin, si mënyra për t’u afruar me Zotin. Në th…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë