Fjalori
HALLKË

HÁLLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i vogël prej metali, që lidhetbashku me të tjerë dhe përbën një zinxhir; rreth hekuri ku kapet, mbahet a lidhet diçka. Hallkat e zinxhirit (e vargoit). Hallka e derës. Hallka e parmendës. Hallka e zgjedhës. Hallka e kosës.
2. fig. Pjesë përbërëse e diçkaje, që lidhet ngushtë me pjesët e tjera dhe përbën një sistem. Hallka kryesore (më e rëndësishme). Hallkatepërta. Hallkat e sistemit arsimor. Në të gjitha hallkat.
3. Lak. Hallka e litarit. Hallkë për të zënë lepuj.
4. Rreth që u vihet disa kafshëveqafë; kular. Hallka e qenit. Hallka e viçit. Hallkat e qeve.
5. kryes. sh. bised. Prangat, vargonjtë. Këputi hallkat.
6. krahin., vet. sh. Vathë grashtrajtë unaze. Vari (hoqi) hallkat.
Sin.: rreth, unazë, verigë, vjegë, lak, kular, pranga, vathë.
Ia hoqi hallkën (dikujt). 1. E shpëtoi nga një rrezik a nga një gjendje e rëndë; ia hoqi (ia zgjidhi) lakun. E la dikëbëjë ç’të dojë e si të dojë, e la të lirë; nuk kujdeset më për dikë, s’pyet më për të; ia hoqi fillin; ia lëshoi litarin. E kam hallkëngrykë shih e kam litaringrykëqafë (në fyt). Këput hallkën shpëtoj me forcë nga një dhunë a nga një shtrëngim prej dikujt; thyej (këput) prangat; këput zinxhirin (zinxhirët). Ia shtrëngoi hallkën (dikujt) e detyroi me dhunëbëjë diçka; e shtrëngoi me zor; ia shtrëngoi lakun.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.