Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HALLDÚPÇE ndajf., bised., keq. 1. Në gjuhën e halldupëve. Fliste halldupçe.
2. Sipas mënyrës së sjelljes së halldupëve, ashtu siç bënin halldupët. Vishej halldupçe.
3. fig. Kot më kot, pa e menduar mirë diçka; kuturu; në mënyrë të trashë. Fliste halldupçe.
4. si mb. Që është halldup; që gjykon e vepron pa u thelluar, pa menduar e pa arsyetuar; që është kuturu, pa një drejtim të caktuar, i verbër. Valle halldupçe.
✱Sin.: vrazhdas, havadan, verbërisht, qorras, qorrthi, verbas, symbyllthi, symbyllurazi.
HALLDÚP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised., keq. 1. hist. 1. Pushtuesi osman. Halldupët e Anadollit. O halldup shallvaregjerë!2. hist. Vendas që mbante anën e pushtuesit osman. Halldupët e v…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLDUPËRÍ,~A f., 1. keq. Të qenët halldup ose të qenët bashkëpunëtor i pushtuesit osman. E shporrën halldupërinë.2. Sjellje e ashpër, e paedukatë, vulgare; mendjemadhësi e shoqëru…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLDUPËRÍSHT ndajf., keq. Halldupçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë