Fjalori
HALLALLOHEM

HALLALL/ÓHEM (HALLALLÓSEM) jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv. Përshëndetem e përfalem me dikë (kur largohem); ndahem nga dikush duke ia bërë hallall diçka; i jap lamtumirën e fundit dikujt. U hallallua me nënën (me njerëzit e vet, me shokët). Iku (vdiq) pa u hallalluar. Shko biri im në Berat, hallallosu me mëmën, ti marrësh uratën. Përshëndetemi para se të ndahemi, duke ja bërë hallall njëri tjetrit, hallallosemi.
2. pës. e HALLALLÓJ.
Sin.: falem, përshëndetem, hallallosem, hallashtisem.


Rezultate të ngjashme

HALLÁLL,~I m., bised. 1. fet. Diçka e lejueshme dhe e drejtë; diçka e fituar me punë të merituar (kryesisht sipas fesë islame); kund. haram. Mori hallallin. Hallall e paç! (ur.). H…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HALLALL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Hallall.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HALLALLHÁK/Ë,~A f., bised. Gjë e merituar, e fituar me drejtësi, me hak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HALLALLÍM, ~I m., bised. 1. Falja a ndjenja e faljes, mosvënia re e fajit ose e gabimit që dikush ka bërë; bërja hallall. Hallallimi i fajit.2. Dhënia e një hallalli a dhurate diku…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HALLALL/ÓJ (HALLALLÓS) vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. E ndjej dhe e fal dikë për ndonjë faj a për ndonjë veprim të gabuar; ia bëj hallall dikujt. E hallalloi djalin.Sin.: hallallos…

Shfaq përkufizimin e plotë →

HALLALLÓSUR (i, e) mb. I hallalluar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HALLALLÚAR (i, e) mb. I falur; që i është falur gabimi a mëkati.

Shfaq përkufizimin e plotë →

HALLÁLLË/K,~U m. sh. ~QE, ~QET bised. Të qenët hallall; diçka që është hallall; kund. haramllëk.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.