Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Motra e babait; emtë. Djali i hallës. Vajza e hallës. Shkoi te halla.
2. krahin. Emër me të cilin thërrasin me nderim një grua të moshuar.
3. Gruaja e dajës ose gruaja e xhaxhait.
✱Sin.: emtë, teto, motërtatë.
♦ Të puth halla në të dy faqet! iron., bised. u lamë bashkë; s’ke ç’merr më, mos prit gjë; mori fund me kaq! Ç’thotë Sala e ku e do halla tall. shih (flet) si e ëma e Zeqos majë thanës (dikush) thjeshtligj.
HALL,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Gjendje e vështirë që vjen nga mungesa e diçkaje, nga vuajtje a fatkeqësi etj. Ra në hall. Ishte në hall e s'dinte ç'të bënte. E bëri (e pati) nga …
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Mashkulli i disa kafshëve që s’është tredhur, që mbahet për ndërzim (për dashin, cjapin, derrin, kalin, kaun etj.).✱Sin.: harç, hakoç, hamshor.
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÁT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Vegël; mjet i thjeshtë pune; përdorëse. Hallatet e punës. Hallatet e rrojës. Bënte gati hallatet. Ja mblidhi djalë ato hallate, se do ikim.2. sh.…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÍ,~A f. sh. ~, ~TË Qilim prej leshi a prej mëndafshi, me push të dendur e të lëmuar, me lule a vizatime ngjyra-ngjyra, që shtrohet në dhomë ose që varet në mur për zbukurim; si…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÍG,~Ë mb. 1.[lexo: HALL-LIG] Hallkeq, hallmadh.2. si mb. Sipas kuptimeve të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Hallos.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁLLK,~U m., përmb., bised. Njerëzia; bota. Punët e hallkut. Ç'thotë hallku. Fjalët e hallkut e vrimat e gardhit s'mbyllen kurrë thashethemet nuk mbarojnë kurrë, është e pamundur t…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁLLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i vogël prej metali, që lidhet së bashku me të tjerë dhe përbën një zinxhir; rreth hekuri ku kapet, mbahet a lidhet diçka. Hallkat e zinxhirit (e…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Gjej një mënyrë për të kaluar një hall a një vështirësi; hallallos.2. Gjej a nxjerr jetesën me të keq a me vështirësi.3. Rregulloj dikë a diçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁLLV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ëmbëlsirë që bëhet me miell të skuqur, me vaj ose me gjalpë dhe me sheqer. Hallvë e bardhë lloj hallve që bëhet vetëm me sheqer dhe që zihet me lëngun e r…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë