Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HALL,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Gjendje e vështirë që vjen nga mungesa e diçkaje, nga vuajtje a fatkeqësi etj. Ra në hall. Ishte në hall e s'dinte ç'të bënte. E bëri (e pati) nga halli. Kishte një hall. Erdhi për hall. E shtyu halli. Është në hall për diçka ka shumë nevojë për diçka. Ia di hallin. Ia zgjidhi hallin. E la në hallin e tij (e saj).
2. Diçka që sjell kokëçarje a telashe, çështje shqetësuese që duhet zgjidhur, shqetësim. Hall i madh. Hallet e jetës (e shtëpisë). I mbaroi hallet. E zunë hallet shpejt.
3. Diçka që shkakton vuajtje shpirtërore; hidhërim, brengë. Njeri me halle. Jetë me halle. Kishte halle shumë (një mijë halle). E kishin plakur hallet.
4. Zgjidhje, rrugëdalje. Bëri hall gjeti diçka, e rregulloi (me vështirësi); gjeti rrugëdalje në një farë mënyre. Si do t’i vejë halli? (një pune a dikujt) si do të zgjidhet, si do të marrë fund, si do të përfundojë (diçka a dikush). I bëhet halli i gjendet rrugëdalja në një fare mënyre, gjeti diçka, e rregulloi (me vështirësi). I jap hall diçkaje i jap rrugë diçkaje, i jap dum diçkaje.
5. si ndajf. Në mënyrë të vështirë, të mbrapsht a të gabuar; në mënyrë jo të drejtë a të rregullt; të gabuar, keq; kund. mirë, mbarë. Hall kështu edhe hall ashtu. Hall ta marrësh e hall ta lësh. Hall me të, hall pa të. Hall me buaj, hall me qe. (fj. u.).
✱Sin.: brengë, hidhërim, vuajtje, siklet, shtrëngesë, shqetësim, kokëçarje, nevojë, kusur, telash, taksirat, qeder, bela, zgjidhje, rrugëdalje.
♦ I bëhet halli (diçkaje) mund të rregullohet, i gjendet mjeti, mënyra a rrugëdalja në një farë mënyre për ta kryer. Bëj hall përpiqem të gjej diçka që më duhet; e siguroj me vështirësi; gjej mjetin, mënyrën a rrugëdaljen në një farë mënyre për të kryer një punë. Bie në hall (me dikë a me diçka) vihem në një gjendje të tillë, sa nuk di ç’të bëj, s’di si të ndihmoj dikë a të zgjidh diçka; merakosem për dikë a për diçka; jam (bie) ngushtë. S’ia di hallin vetes (dikush) iron. s’e njeh vetveten, e mbivlerëson e ia bën qejfin vetes. Në *ditë të hallit (të pikës). (Është) për t’i qarë hallin (dikush a diçka) është shumë keq; është në gjendje shumë të keqe a të vështirë; është për lumë. Ku e ke hallin? ku kërkon të dalësh?, ç’synon të arrish?, ç’do? I lau hallet (dikush) vdiq; shkoi me të shumtët. Në *pikë të hallit. I qaj hallin (dikujt). 1. I flas për të keqen që më ka zënë për t’u këshilluar me të ose për të kërkuar ndihmë; i qahem; i hap zemrën; i hap barkun. 2. Marr pjesë në hidhërimin e tij dhe e ngushëlloj; shqetësohem e merakosem për dikë; më vjen keq (për dikë). I qan hallin *kalorësit se i varen këmbët (dikush) iron. I ka shkuar halli *poshtë (dikujt).
HALLÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Mashkulli i disa kafshëve që s’është tredhur, që mbahet për ndërzim (për dashin, cjapin, derrin, kalin, kaun etj.).✱Sin.: harç, hakoç, hamshor.
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÁT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Vegël; mjet i thjeshtë pune; përdorëse. Hallatet e punës. Hallatet e rrojës. Bënte gati hallatet. Ja mblidhi djalë ato hallate, se do ikim.2. sh.…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÍ,~A f. sh. ~, ~TË Qilim prej leshi a prej mëndafshi, me push të dendur e të lëmuar, me lule a vizatime ngjyra-ngjyra, që shtrohet në dhomë ose që varet në mur për zbukurim; si…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÍG,~Ë mb. 1.[lexo: HALL-LIG] Hallkeq, hallmadh.2. si mb. Sipas kuptimeve të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. Hallos.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁLLK,~U m., përmb., bised. Njerëzia; bota. Punët e hallkut. Ç'thotë hallku. Fjalët e hallkut e vrimat e gardhit s'mbyllen kurrë thashethemet nuk mbarojnë kurrë, është e pamundur t…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁLLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rreth i vogël prej metali, që lidhet së bashku me të tjerë dhe përbën një zinxhir; rreth hekuri ku kapet, mbahet a lidhet diçka. Hallkat e zinxhirit (e…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALLÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Gjej një mënyrë për të kaluar një hall a një vështirësi; hallallos.2. Gjej a nxjerr jetesën me të keq a me vështirësi.3. Rregulloj dikë a diçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁLLV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ëmbëlsirë që bëhet me miell të skuqur, me vaj ose me gjalpë dhe me sheqer. Hallvë e bardhë lloj hallve që bëhet vetëm me sheqer dhe që zihet me lëngun e r…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Motra e babait; emtë. Djali i hallës. Vajza e hallës. Shkoi te halla.2. krahin. Emër me të cilin thërrasin me nderim një grua të moshuar. 3. Gruaja e da…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë