Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HALINÓSUR (i, e) mb., krahin. 1. Që është sëmurë dhe që ndihet i pafuqishëm, që ka ndjesinë e të fikëtit.
2. Që është qelbëzuar dhe është kalbur (për plagën).
3. Që është prishur a është kalbur (për frutat etj.).
✱Sin.: i sëmurë, i dobësuar, i zalisur, i alivanosur, i përkeqësuar, i prishur, i qelbëzuar, i kalbur.
HALINÓS vep., ~A, ~ÚR krahin., kal. 1. Shkatërroj ose dëmtoj shëndetin, përkeqësoj gjendjen shëndetësore, dobësoj. E halinosi sëmundja.
2. Shkatërroj, dëmtoj, prish a mahis (për plagën). Pomada e dhënë i halinosi plagën i hapi e përkeqësoi plagën.
3. Prish a kalb, dëmtoj (për frutat etj). Shirat e shumtë të këtij vit halinosën rrushin.
✱Sin.: prish, dëmtoj, përkeqësoj, dobësoj, mahis, shkatërroj, kalb, kalbëzoj, dekompozoj.
HALINÓS vep., ~A, ~ÚR krahin., kal. 1. Shkatërroj ose dëmtoj shëndetin, përkeqësoj gjendjen shëndetësore, dobësoj. E halinosi sëmundja.2. Shkatërroj, dëmtoj, prish a mahis (për pla…
Shfaq përkufizimin e plotë →►HALINÓS/EM jovep., ~A (u), ~ÚR krahin. 1. vetv. Më shkatërrohet shëndeti, ndihem i sëmurë, i pafuqishëm. Halinosem nga sëmundja prishem nga sëmundja. 2. vetv. Më bie të fikët, vil…
Shfaq përkufizimin e plotë →HALINÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Prishja e diçkaje duke e mbajtur në një vend të mbyllur e të paajrosur, në ujë a në një vend me lagështi; tretja a shkatërrimi i dalëngadalt…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë