Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HA/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET bised. 1. Shpërblimi për një punë që merret përsipër dhe kryhet me marrëveshje; pagesa për punën e kryer. Haku i punës. Haku i ustait. Ia hëngri hakun. E punoi me hak. Sa i bëri haku? S'të kam hak nuk të detyrohem gjë për diçka.
2. Hakmarrje, shpagim. Ia mori hakun. I vjen hakut.
3. edhe fig. E drejtë që më takon; ajo që meritoj; e drejtë, arsye. Hak për hak sipas punës edhe shpërblimi. E ka me hak. I jap hakun. Laj hakun. Ia hëngri hakun.
✱Sin.: e drejtë, shpagesë, hakmarrje, gjakmarrje.
HAK ndajf. Sipas së drejtës që më takon, me hak, ashtu si e meriton dhe i takon, si duhet, pa hile; me të drejtë, me arsye. E ka hak. E bëri hak. I jap hak.
♦ E bëri hak (dikush) e meritoi diçka (për të mirë a për të keq); ashtu e donte. I dola hakut (dikujt) shih i dola borxhit (nga borxhi) (dikujt). I hëngri hakun (dikujt). 1. Nuk ia dha të plotë shpërblimin e punës; u tregua i padrejtë me dikë. Nuk e vlerësoi si duhet, ia uli meritat a vlerat; i hyri në hak. I hyri në hak (dikujt) i hëngri të drejtën; e fajësoi kot, u tregua i padrejtë me të; i hëngri hakun2; i hyri në hise krahin. Ka hak (dikush). 1. Ka të drejtë; ashtu si thotë ai është. 2. iron. E kanë fajin të tjerët që ai sillet në atë mënyrë, pse të mos bëjë ashtu kur e lënë të tjerët! E ka hak (dikush). 1. E meriton një shpërblim a diçka tjetër për një punë të mirë që ka bërë; i takon. 2. Duhet ta qortosh, ta dënosh etj. dikë për një veprim a për një sjellje të keqe; vetë e ka fajin! Kija *inatin e foli hakun! (dikujt). Marr (laj) hakun i bëj dikujt atë që më ka bërë, ia kthej me të njëjtën sjellje, fjalë etj.; hakmerrem; i kthej borxhin. I erdhi hakut (dikujt) ia bëri siç e meritonte; e mundoi shumë, s’e la të merrte frymë; ia nxori për hundësh.
HAKÁT jovep., ~A, ~UR bised., kal. E mundoj e lodh shumë dikë; e rropat. E hakati tërë ditën.✱Sin.: mundoj, lodh, rropat, rrek.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAKÉR,~I m. sh. ~A, ~AT inf. Programues shumë i zoti që ndërhyn pa autorizim në sisteme kompjuterike për të dëmtuar të dhënat a për të vjedhur informacione. Hakerat godasin servera…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAKÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET inf. Programuese shumë e zonja që ndërhyn pa autorizim në sisteme kompjuterike për të dëmtuar të dhënat a për të vjedhur informacione.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAK/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Caktoj shpërblimin për një punë që merret përsipër sipas një marrëveshjeje; jap hakun a shpërblimin për një punë të kryer; jap të drejtën e merituar; …
Shfaq përkufizimin e plotë →HAK/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Hakeroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAKÓÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Derr i patredhur që mbahet për ndërzim, harç. Hakoç i tufës. Hakoç i racës.✱Sin.: derr, harç.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAK/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Fatzi, që nuk i ecën fare fati; fatkeq. Njeri i shkretë e hakzi, i shkon gjithçka ters.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁKÇE ndajf., bised. Sipas së drejtës që më takon, sipas hakut, me hak; ashtu si duhet, pa hile. Punon hakçe. Foli hakçe. E ka hakçe. Ta themi hakçe.
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁK/Ë,~A f., bised. Hak; hakmarrje, shpagim. Haka e punës. Ia hëngri hakën. Vajti haka tek i zoti. Ia morën hakën.✱Sin.: shpërblim, e drejta, hak, ahmarrje, shpagim.♦ Vajti haka te…
Shfaq përkufizimin e plotë →HÁK/ËL,~LA f. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Halë peshku.2. Spicë druri, hajz. Hakël gruri. Hakël thekre.✱Sin.: halë, ferrcë, spicë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë