Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
HAJVÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Kafshë barre, kafshë për ngarkesa. Hajvan ngarkese (barre). Ngarkoj (kullot) hajvanin.
2. Sasia e ngarkesës që mban një kafshë, barrë. Një hajvan dru. Dy hajvanë drithë.
3. fig., bised., shar. Njeri i trashë nga mendja, budalla, gomar. Ç'hajvan qenka!
✱Sin.: kafshë, barrë, gomar, budalla.
HAJVÁN,~E mb. I trashë nga mendja, budalla, gomar. Njeri hajvan. Paska qenë fare hajvan (hajvane).✱Sin.: budalla, i trashë, i metë, i krisur, i marrë, torollak, leshko, i leshtë, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Kafshë barre, kafshë për ngarkesa. Hajvan ngarkese (barre). Ngarkoj (kullot) hajvanin.2. Sasia e ngarkesës që mban një kafshë, barrë. Një hajvan …
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVANÁT,~I m., përmb. 1. Tërësia e kafshëve që përdoren zakonisht për ngarkesë; kope kafshësh të barrës a tërësi hajvanësh.2. fig. Tërësia e njerëzve hajvanë. Na mbyti hajvanati!
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVANÍ,~A f. sh ~, ~TË keq. 1. përmb. Tërësia e hajvanëve në një vend, hajvanëri. Gjithë hajvania kishte hyrë në arën e misrit.2. Të qenit hajvan; gjendja e një njeriu të trashë d…
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVANÍSHT ndajf., bised. Hajvanërisht. Sillej hajvanisht.✱Sin.: hajvanërisht, marrëzisht, hajvançe, kafshërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVÁNK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Lloj molle që bën fruta me shije pak të thartë, që piqet në vjeshtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVANLLËK,~U m. sh. ~QE, ~QET Të qenët hajvan a gomar, i marrë; kafshëri, gomarllëk a marrëzi. Lëri hajvanllëqet tani!✱Sin.: gomarllëk, marrëzi, budallallëk, kafshëri, hajvani.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVÁNÇE ndajf., bised. Hajvanërisht. U soll hajvançe.✱Sin.: hajvanisht, hajvanërisht, marrëzisht, kafshërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVANËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Sjellje e veprim i trashë prej gomari a hajvani.
Shfaq përkufizimin e plotë →HAJVANËRÍSHT ndajf., bised., keq. Në mënyrë trashanike, si hajvan; hajvançe, kafshërisht. Sillej hajvanisht.✱Sin.: hajvançe, hajvanisht, marrëzisht, kafshërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë